Bernë, 4 tetor -Konform kerksave, integrimit, rritje se numrit te popullsisë, rrespektimit të fesë dhe kombit, shqiptaret ne Zvicer jane bërë edhe me një Xhami të re me emrin „Xhamia Winti” në Winterthur-Zűrich. Inaugurmi i saj është bërë javën e kaluar në pranine e qindra shqiptareve dhe mysafirëve tjere zviceraneve dhe te tjere qe kishin ardhur per urim. Xhamia eshte e paisur me kuzhine, restaurant, salla spéortive dhe bibliotekë e pajisur me litature shqiptare, do mbahen edhe kurse te gjuhes shqipe, ligjerat e seminare mbi historikun, kulturen dhe traditen tone të lavdishme kombetare dhe fetare nga Ismajl Qemaji deri tek Adem Jashari (patriot që i bënë dy shtete shqiptare) si heronjt zviceranë qe e bënë shtetin helvetik nga Guillaume Tell deri tek Micheline Calmy-Rey, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch
Xhamia e re në Winterthur-Zűrich – „Xhamia Winti” me 26 dritare, aq kantone sa ka Zvicra
Është e vështirë të numërohet numri i objekteve të kultit mysliman në Zvicër, por llogaritjet flasin për rreth 300 xhami, shkruajne mediat zvicerane. Sipas nje shkrimi te gazetes Le Temps (te vitit 2015 ) Zvicra kishte rreth 400,000 muslimanët e saj. N evitin 1970 kihste 16,000, ndersa sot 400 mije. Shumica e muslimanëve në Zvicër jane shqiptare nga ballkani (42%) dhe Turqisë (14%). Një e treta kanë kombësi zvicerane (31.4%, krahasuar me 12% në 2000).

Hfz. Mehas Alija, kryetar i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër i cili ne fjalimin e tij duke uruar besimtaret muslimane ne Zvicer, nder tjera ka thene se « Ko xhami e mrekullueshme me 26 dritare, po aq sa janë edhe kantonet e Zvicrës, ju tregoni se sa transparentë jeni, sa autokton jeni, dhe kjo është një shenjë e hapjes suaj ndaj dritës dhe ajrit të këtij vendi. Kjo xhami është shtëpia e paqes, e besimit, e diturisë dhe e integrimit. Ajo do të jetë një vend ku çdo njeri, pa dallim feje, rrace ose kombësie, mund të gjejë ngrohtësinë dhe mirëkuptimin. Le të bëhet ky vend një simbol i tolerancës, bashkëjetesës dhe harmonisë, duke përforcuar lidhjet mes qytetarëve të këtij vendi… »
Gjithashtu shume imam dhe perfaqeses te komuniteti muslimane ne Zvicer folen dhe pergezuan te pranishmit për Xhamine e re Winti, Kryetarin e Kryesisë Adem Murseli, Imamin Ismail ef. Alili dhe gjithë xhematin per kontributin e jashtzakonshëm në ndërtimin e kesaj bukuroshje dhe te gjithë ato qe kontribuan me mjete, (vlen te theksohet që edhe Xhamia Drita, ju bashkangjit aksionit per te ndihmuar kete xhami te re) pune e gjithçka qe sot festojne te gjithe bashkarish


