Shega Behluli: Ka qene gjyshi im qe ka ardhur fillimisht bashkë me familjen e tij, perfshirë edhe mamin tim, ne Austri ne vitin 92. Meqe gjyshi ka punuar edhe ne vitin 72 deri ne vitin 75 ne Austri, ka vendosur me von qe te shkoj bashk me familjen e tij – nje shprese per nje te ardhme me me shum mundsi dhe perspektiva. Pastaj ne vitin 98 ka ardhur edhe babi im ne Austri – mbas marteses me mamin. Une, si dhe motra dhe 3 vllezerit e mi kemi lindur ne Wels të Austrisë. Me von per studimet e Masterit une jam shperngul ne kryeqytetin e Austrisë, ne Winë.
* Te jesh ne perendim, diaspore si mergimtare aq e dhimshe por edhe nje sukses per perspektiven, nëse kemi parasysh nga cili vend jeni?
Shega Behluli: Pra babin e kam nga Ranatoci kurse mamin nga rrethina e Kumanoves. Por pushimet i kalojm ne Presheve, aty ku ende kemi ca familjar – si dhe ne Kosov (Gjilan, Prishtinë). Mua kur me pyesin nga je, me vjen gjithmon te them e Presheves, sepse aty i kam gjitha kujtimet e femiris ne pushimet verore me familjen dhe gjith kusherirat dhe kusherit e mi. Mesiguri qe kam vizituar edhe vendlindjet e prindve te mi.

Shega Behluli: Filloren dhe gjimnazin i kam mbaruar ne Wels. Pasi kam kryer maturen, kam fillu se pari me punu ne nje agjensi konsulente per taksa/kontabilitet. Pasi bera nje vit pervoj pune fillova me studimet e bachelor ne Steyr – nje qytet rreth 40 minuta larg Welsit, qe njihet per fabriken me te madhe per prodhimin e BMW Motoren. Drejtimi qe kam bere ne fakulltetin ne Steyr quhet Controlling, Rechnungswesen & Finanzmangement (3 vjet). Gjat Bachelor kam studiuar edhe nje semester ne New York. Dmth i kam bere paralel te dyjat, studimet dhe punen. Ka fundi i Bachelorit, dmth mas 3 viteve ndrrova punen dhe dola ne auditim te KPMG, ne Linz. Aty kam qene e disponuar ne mandate te ndryshme dhe kam bere experienc shum te mir, qe me ka ndihmuar te rris horizontin dhe njohurin ne at drejtim.Per Master vendosa te shperngulem ne Wien. Aty kam zgjedhur drejtimin Entrepreneurship & Applied Management, cili ka zgjat dy vjet.
Shega Behluli: Tema e diplomes meret me industrin e auditmit, pasi ne ate kohe kam qene te KPMG. Kam shkruar per digjitalizimin ne Finance/Accounting dhe ndikimin e saj tek strategjia e audimit, si do ndryshoj auditimi ne te ardhme dhe pse duhet te adaptohet procesi i auditimit. Eshte e vertet qe kam dyert hapur. Per ket mosh qe kam, kam goxha pervoj pune te mir. Kam pare ant e ndryshme – anen e Consulting, anen e auditimit, dhe tash me sektorin e bankes.
Shega Behluli: Po kam punuar gjat studimeve pothuajse tere kohen orar te plot, ska qen e leht ky „Balanceakt“. Por jam shum e vendost ne qellimet dhe endrrat e mia dhe e kam nje „drive“ qe smund ta pershkruaj as vet, nuk e di nga vjen ajo energji – por per mua ky eshte qelsi i suksesit. Besoj qe eshte vullneti dhe motivimi per pun dhe diqka qe e ben thjesht per vete. Te shtyn vet per me shum, sidomos kur e sheh qe aj mund dhe investimi kohes gjithmon u pagua. Kete „work ethic“ e kam edhe prej prinderve te mi :D. Duhet te jesh edhe e afte te menaxhosh kohen – per pun, studime, familje, sport etc. Une kam dëshirë edhe te udhëtoj shumë (familje/shoqe) – ket e kisha qujt hobby-n tim te preferuar. Po pata edhe vetem dy dit te lira une filloj me kshyr fluturime, ne cilin qytet te radhes mundem me shku, ku ende skam qene – sme gjen dot ne shtepi kur kam dit te lira. Njeriu nuk meson vetem ne shkolle por edhe duke shetituir. Pse thone, sa ecen njeriu aq edhe meson.
Shega Behluli: E veshtirë, hmmm…Per mendimin tim gjithcka eshte e veshtirë nese nuk mundohesh dhe nuk i kushton rendsi sa duhet, sepse mundësitë janë per gjithcka qe don me bësh, vetme ne ypetje eshte se a dine ta menagjosh kohën. Sfida ke ku te shkojsh, jan pjes e jetes, por se shof te arsyshme ti lejosh qe te luhasin shum, te qesin prej konceptit tend – per vete i shoh me shum si motivim dhe i kaloj me sportivitet.
Mesazhi i Shegës për per te rejat në diasporë:
– Mendoj se eshte e rendsishme te integrohesh ne shoqerin e vendit ne te cilin po jeton dhe te ruash identitetin tend si shqiptar – rrenjet jan pasuri e cmuar, por duhet promovuar edhe nderkultura. Gjithmon them se diversiteti e pasuron jeten e te gjithëve.
– Me fitu njohuri dhe aftesi
– Besoj qe edhe bashkimi osht i rendsishem per nje mjedis mbeshtetes
– Veprimet tona mund te kene nje ndikim pozitiv ne shoqerin