13.8 C
Berne
mercredi 25/02/2026

Memorial, në kujtim të atdhetarit patriot, « ambasadori » i shqiptareve në Zvicer Astrit Leka, me rastin e një vjetorit të ndarjes nga jeta

Gjenevë, 24 shkurt -Me 24 shkurt 2025 (para nje viti) në moshën 101 vjeçare, vdiq bashkëkombësi dhe bashkëqytetari ynë gjenevas Prof. Astrit Leka te cilin gazetari yne i njohur ne Gjenevë Nefail Maliqi (kryeredaktori i LeCanton27.ch) e kishte quajtur ne gazeten zvicerane Tribune de Genève « ambasador » i komunitetit shqiptare ne Zvicer. Ai në gazeten tjeter shqiptare BallkanWeb me titullin: Astrit Leka, 1 shekull jetë! Veterani dhe patrioti model që s’e harroi Shqipërinë, promovoi vlerat e kombit tonë, me vendosjen e bustit te heroit tonë Skënderbeut në Gjenevë.  «Astrit leka, hörois Albanais » (Astrit Leka heroi shqiptar) ishte ky titulli i nje gazete tjeter evropiane, shkruan gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch.
I tham « ambasador » shqipater sespe Astri leka për nje gjysem shekulli ishte ndër zërat e fortë në tubime, në konferenca ndërkombëtare apo forume botërore që është folur për Kosovën apo shqiptarët në tërësi si në Davos, Crans Montana, Bernë, Bruksel, Paris, Romë, Vjenë, New York, Pragë etj. Jo vetëm kaq, madje në çdo organizim, qoftë humanitar apo kombëtar, aty ku ka pasur protesta për Kosovën, për Shqipërinë, për Maqedoninë e Veriut apo dhe për Luginën e Preshevës, Astrit Leka ka qenë aty me plis ose flamurin kuqezi në dorë“, shkruan Le Canton27.
Artikulli vijon më tej: “Astrit Leka gjatë këtyre 100 viteve ka bërë më shumë se 100 vepra të mira për kombin tonë, komunitetin shqiptar në Zvicër, por njëra më kulminante është vendosja e bustit të Skënderbeut më 1 nëntor 1997 në Parkun William-Pappard, buzë liqenit në Gjenevën ndërkombëtare, vetëm disa metra larg nga zyrat e OKB-së”.
 
Astrit Leka, nuk ishte thjesht një emër në këtë botë, por një prani që la gjurmë si: Njeriu i veprave të mëdha
Jetoi një shekull, ku perjetoi tre sisteme dhe demostroi cilësitë  e nje njeriu dinjitoz– te drejtë e te fortë që dha më shumë sesa kërkoi,  që nuk u lodh kurrë së qëndruari i ndershëm.
Sot, pas nje viti, mungesa e tij dhemb, por kujtimi i Astritit jeton. Sepse, jetojnë  fjalët që tha, veprat e shembullin që la pas. Astrit Leka një njeri që jetën e tij e lidhi ngushtë me fatet e shoqërisë dhe të kombit. Vitet e jetës së tij nuk ishin thjesht kohë e kaluar, por rrugë shërbimi, përkushtimi dhe qëndrese morale.
Ai  i përkiste atij brezi njerëzish që jetën e panë si shërbim dhe jo si përfitim. Vitet e jetës së tij u shënjuan nga përkushtimi i pandërprerë ndaj shoqërisë, nga dashuria për atdheun dhe nga përgjegjësia qytetare që e udhëhoqi në çdo hap.
Kontributi i tij shoqëror u ndërtua mbi vlera të forta njerëzore: ndershmëri, drejtësi, solidaritet dhe besimi tek njerëzit. Ai ishte zë i arsyes në kohë të vështira, mbështetje për komunitetin dhe shembull i një qytetari aktiv që nuk qëndroi kurrë indiferent përballë padrejtësive apo nevojave të të tjerëve.
Në dimensionin patriotik, Astrit Leka ishte një atdhetar i heshtur, por i palëkundur. Dashuria e tij për atdheun u shfaq në ruajtjen e identitetit kombëtar, në respektin për historinë dhe sakrificat e brezave paraardhës, si dhe në përpjekjen e vazhdueshme për të transmetuar vlerat kombëtare .
Mungesa e tij ka lënë një boshllëk të madh, por trashëgimia morale që Astrit Leka la pas mbetet e gjallë. Ajo jeton në kujtimet e familjes, në respektin e komunitetit dhe në shembullin e një jete të jetuar me dinjitet e ideal. U prehtë në paqe. Kujtimi i tij do mbetet i paharruar./Mereme Llubani
        Asrit Leka lindi ne fshatin Borsh ne vitin 1924. U shkollua ne Elbasan, Korce e me  pas  në Firence, ku nderpreu shkollën dhe u kthye në atdhe për të mbështetur luftën antifashiste.
Pas çlirimit ka punuar si bashkëpunëtor i Institutit të Shkencave. Studimet e larta i kreu  në Fakultetet Gjuhë-Letërsi, Histori-Gjeografi dhe ate Ekonomik.
Në vitin 1967 eshte pushuar nga puna për veprimtari armiqësore. Humbi të drejtën e punës intelektuale deri më 1990, por ka dhënë mësime private frëngjisht, italisht, spanjisht, portugalisht. Në maj të ‘90-ës doli jashtë shtetit në Amerikë, Kanada, Europë për t’u vendosur përfundimisht në Gjenevë. Gjatë kësaj kohe është marrë me botime në gjuhë të huaj për çështjen shqiptare.
Astrit Leka , një shekull  ka bërë më shumë se 100 vepra të mira për kombin shqiptarë.
40 vitet e punes  në Gjenevë tregojne angazhimi  e tij serioz, ku ishte kryetar i shoqatës “Solides” për zhvillimin e vendeve të lindjes, kryetar nderi i bashkimit të Intelektualëve shqiptarë në Zvicër dhe zv/kryetar i Konfederatës Europiane të Veteranëve të Luftës.
Ai,  ka qenë ndër zërat e fortë në tubime, në konferenca ndërkombëtare apo forume botërore ku është folur për ceshtjen kombetare. Ka mbrojtur me drejtesi  shqiptarët në tërësi , madje në çdo organizim, qoftë humanitar apo kombëtar,  ka ngritur zerin për Kosovën, për Shqipërinë, për Maqedoninë e Veriut  dhe për Luginën e Preshevës.
Roli dhe ndikimi i z. Leka spikati bindshem në çështjen e Kosovës kur mbrojti luftën e drejtë  te UÇK-së dhe duke ngritur zërin për njohjen e pavarësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ideator dhe realizues i projektit të bustit të Skënderbeut në  Gjenevë, Londer e Prishtine.
Krahas shumë mirënjohjeve si veteran i Luftës së Dytë Botërore, profesor Astriti u nderua me shumë dekorata e mirënjohje, ndër të cilat edhe certifikata nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë me motivacion: Nderim per promovimin e vlerave të kombit Shqiptar në Botë,
Eshte vlerësuar gjithashtu si “Nderi”, jo vetëm i Gjenevës por i gjithë Zvicrës, me titullin “Njeriu i Shekullit të Pavarësisë”.

Derniers articles