Mr.Nehat Ismaili, drejtues i sektorit për veprimtari botuese dhe kulturë, udhëheqi panelin e diskutimit me Kryetarët e Bashkësive Islame të Maqedonisë, Kosovës,Shqipërisë,kryetarët e unionive islame shqiptare të Italisë, Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës.
Dhe krej në fund u lexuan konkluzionet dhe rekomandimet, mes tjerash veçojmë : Dialogu ndërfetar është është domosdoshmëri dhe vlerë e përbashkët universale, dhe xhamitë janë shembull në këtë drejtim për bashkëjetesë dhe harmoni brenda shqiptare.
Xhamitë janë shtylla kryesore dhe promotor të rëndësishëm të vlerave shpirtërore, humane dhe intelektuale. Bashkpunimi midis diasporës dhe vendlindjes është i rëndësisë së veçantë për harmonizimin dhe ndërtimin e perspektivave të reja të mërgatës sonë.
Mbështetje institucionale, për zhvillimin e mësimit të gjuhës shqipe, dhe bashkpunimin me të gjithë protagonistët që janë të interesuar për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe. Ruajtja e identitet kombëtar mbetet një prej sfidave më të rëndësishme që duhet hartuar strategji për të ruajtur rrënjët , vlerat kombëtare dhe traditën tonë.
U lexuan 15 kumtesa, pas pdo sesioni shkencor pati diskutime të rrepta shkencore, afro 100 studijues, teolog, pjestarë të shoqërisë civile, jurist, dhe akademik.
Fillisht te pranisjmit i ka persshendetur Kryetari i KMSHZ-së Hfz. Mehas Alija. Ky simpozium shkencor nen organizimin e KMSHZ – Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër – DAIGS « sot ne Schlieren mblodhi shume imamë, studiues, aktivistë dhe përfaqësues të komunitetit për të diskutuar mbi rolin e xhamive ne Zvcer dhe diaporë. Sipas tyre « Xhamitë shqiptare ne Zvicer dhe diaspore po i kontribuojnë integrimit bashke me ruajtjen e identitetit, gjuhes, kulturës dhe historisë sone te lavdishme kombëtare » ka thëne z.Fehim Abazi, nënkryetar i KMSHZ-së, citon gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.chPjesemarrsit dhe referuesit e ketij simpoziumi ishin:
Hfz. Mehas Alija, Kryetari i KMSHZ-së
Hfz. Shaqir Fetahu, Kryetari i Bashkësisë Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
Bujar Spahiu, Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë
Ahmed Sadriu, Sekretari gjeneral i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës
Rexhep Demiri, Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut
Vigan Berisham Shefi i Konsulatës së Përgjithshme të Kosovës në Cyrih
Vaxhid Sejdiu, perfaqesues nga LAPSH
Vahidin Behluli, Kryetari i Bashkësisë Islame të Austrisë
Abdylrahim Leci, Përfaqësues i Bashkësisë Islame Shqiptare në Gjermani
Reshat Ibishi, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Shqiptare në Itali
Sesioni i I shkencor, ligjëruesit dhe kumtesat me tamat e tyre ishin:
Akademik Hysen Matoshi – Xhamia si identitet i mërgatës shqiptare
Prof. Sabri Bajgora – Roli i xhamive shqiptare për kauzën kombëtare dhe ndërveprimi me BIK-un për jetën fetare
Akademik Ardian Muhaj – Muslimanët shqiptarë dhe pengesat për organizimin e jetësfetare në Greqi
Prof.dr. Mead Osmani – Xhamitë Shqiptare ne Sanxhakun e Nishit në periudhën osmane dhe gjendja e tyre sot
Dr. Besim Nuzi – Roli i UAMI në ruajtjen e vlerave fetare e kombëtare
Dr. Nadire Mustafi – Imamët në mërgatë mes traditës dhe integrimit
Dr.Arlinda Amiti – Xhamia nga perspektiva e gruas: Teologia Habibe dhe puna e saj në diasporë
Mr.Lejla Dauti – Ndërmjet besimit dhe barazisë: Analizë mbi pozitën e gruas myslimane në institucionet islame në Zvicër në kontekstin e teorive të diskriminimit
Mr.Fatime Beshiri – Femra muslimane dhe roli i saj në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe integrimin në shtet të huaj
Mr.Nesibe Kamberi -Roli i femrave në aktivitetet e xhamive shqiptare në diasporë
Prof.dr. Besnik Sinani -Integrimi si angazhim teologjik, etik dhe komunikativ i muslimanëve shqiptarë në Zvicër
Prof.dr. Zekerija Sejdini -Komuniteti musliman shqiptar në Zvicër: urë bashkëjetese, shansë dhe sfidë
Dr.Bashkim Aliu – Veprimtaria botuese e xhamive shqiptare në Zvicër – Xhamitë Anëtare të KMSHZ-së si rast studimi
Mr.Rejhan Neziri -Roli i Xhamive Shqiptare në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe në mërgatë
Mr. Mixhid Osmani – Xhamitë Shqiptare si ura lidhëse mes traditës islame dhe kulturës kombëtare

