Bazel, 7 mars -Manifestimi shkollor i shkollave shqipe kushtuar 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës dhe 7 marsit- Ditës së Mësuesit, që u organizua në Birr të Kantonit të Argaut, mblodhi nxënësit e shkollave shqipe të mësuesve Nuraj Iljasit, Teuta Myrtajt, Qefsere dhe Vaxhid Sejdiut, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch
Në një sallë tepër mirë të organizuar nga Këshillat prindëror të mësueses Nuraj Iljasi, dhe përplot me prindër nxënësit shkëlqyen në programin shkollor duke shpalosur njohuritë e tyre, gjuhën e pastër shqipe dhe nëpërmjet zërit të tyre të ëmbël në gjuhën amtare i bënë pjesëmarrësit për vete.
Një gjë është e qartë përpjekjet e këtyre fëmijëve për të prezantuar poezitë, vargjet kushtuar Atdheut, Kosovës, Shqipërisë, heronjve të kombit, shkollës shqipe, gjuhës shqipe apo këngët të cilat i kënduan me kaq emocion dëshmuan edhe njëherë se në shpirtin e këtyre fëmijëve, mësuesit dhe prindërit e tyre kanë mbjellë me sukses atdhedashurinë e cila nuk mund të krahasohet me asnjë çmim. Krenar me ju nxënës të dashur, krenar me ju prindër të nderuar sepse ju jeni mbështetja më e madhe shkollave shqipe në Zvicër.