12.5 C
Berne
dimanche 13/10/2024

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj në Zvicër mbajti nje tubim me mergimtarët në Bernë

Bernë, 29 shtator -Sot ne kryeqytetin helvetik në Bern dega e AAK-së ne Zvicer ka mbajtur nje tubim me anëtaret dhe bashkatdhetarët tanë me anetarët, ku merrnin pjese edhe mysafire nga Kosova, Gjermania e vendet tjera evropiane. Tubimin e AAK-se e hapi nikoqiri Ndrec Thaqi, kretar i Aleancës në Zvicër. Te pranishem ishin gati te gjthe kryetaret e degeve te kantoneve ne Zvcier sikur Zen Bajrami nga Lausssane (VD), Feriz Tolaj (BE), Rexhep Salihaj (LU), Leonard Gjokaj (Schw), Avdyl Muçaj, (SG), Driton Molliqaj (GE),  Nuard Buzhala (AR), Mujë Demhasaj (Sch), Besim Kadriaj (Valais), Korab Gashi” (ZH) etj..
Nga Kosova ishte kreu i AAK-së Ramush Haradinaj i shoqëruar me bashkepuntore Time Kadrijaj, Pal Lekaj, Diellza Kukaj. Nga Gjermania ishin kryetari i AAK-së Uke Blakaj, Selim Hoti për Bavari, Fatmir Qufaj, koordinator etj…
Kryetari i AAK-së Haradinaj ne Berne para mergimtareve: Motoja e AAK-së është “Për një Kosovë ndryshe”, duke i shikuar secilin sy më sy dhe i garantova një përkushtim e shërbim ndaj Atdheut
Haradinaj njofton për një “tubim madhështor” në Zvicër: Diaspora do të jetë krah i fortë i ndryshimit që do të ndodh më 9 shkurt. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar për një “tubim madhështor” në Bern të Zvicrës. Para shumë të pranishmëve atje, ai tha se e elaboroi “situatën e tanishme”.
« M evbjen shume mire qe jam sonte ketu në Bern të Zvicrës, ne kete tubim madheshtor mes vëllezërve e motrave tona, për te biuseduar për hallete sfidat që i ka Kosova dhe nevojat e saj në këto rrethana jo të lehta. Jemi ne nje situatë që po përcillet si nga ne ne Kosove ashut edhe ngva ju ketu ne Zvcer, me brengosje nga secili shqiptar kudo që është e ndjen keto shqtesime” ka thëne lideri i AAK-së Haradinaj.

“Rrugëtimi momental i Kosovës është i gabuar, ai duhet të marrë kahje tjetër. Kosova duhet të marrë disa hapa të vërtetë për të ecur përpara. Vizioni i Aleancës dhe partnerët e saj në koalicion, Kosovën e rikthen në perspektivën e saj për anëtarësim në NATO, zhvillim ekonomik e për ta bërë vend të jetueshëm e jo të braktisur. Anëtarësimi në NATO është frymëmarrje e lirë për secilin qytetar dhe hapi i cili e siguron lirinë tonë” tha Hardainj duke shtuar se motoja e AAK-së është “Për një Kosovë ndryshe”, ndërsa ne vazhdim ai përmendi katër shqyllat e programit të tij.

“Aleanca del para qytetarëve të saj me një moto të thjeshtë e të kuptueshme; “Per një Kosovë ndryshe”. Për një Kosovë, për të cilën është punuar ndër breza dhe janë burgosur dhe e kanë dhënë jetën mijëra luftëtarë e patriotë. Vizioni ynë i shprehur në program për ta patur një Kosovë ndryshe, një Kosovë më të plotë, më sovrane, më të fortë, më demokratike e më të zhvilluar, qëndron mbi 4 shtylla: A. Anëtarësimi urgjent i Kosovës në Nato; B. Zhvillimi i hovshëm Ekonomik; C. Përmbyllja e Dialogut me Serbinë me njohje reciproke dhe integrim në BE; D. Kosova shtet i jetueshëm e jo i braktisur”, shkroi Haradinaj, citon Le Canton27.ch

“Diaspora do të jetë krah i fortë i ndryshimit që do të ndodh më 9 shkurt. Jemi bashkë për Kosovën ndryshe!”, shkroi Haradinaj.
“Rrugëtimi momental i Kosovës është i gabuar, ai duhet të marrë kahje tjetër. Kosova duhet të marrë disa hapa të vërtetë për të ecur përpara. Vizioni i Aleancës dhe partnerët e saj në koalicion, Kosovën e rikthen në perspektivën e saj për anëtarësim në NATO, zhvillim ekonomik e për ta bërë vend të jetueshëm e jo të braktisur. Anëtarësimi në NATO është frymëmarrje e lirë për secilin qytetar dhe hapi i cili e siguron lirinë tonë”, tha ndër të tjera kryetari Ramush Haradinaj, citon gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch
« Në këtë takim u prezantuam kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Dega e AAK-së në Zvicër është duke bërë një punë të jashtëzakonshme në rritjen e besimit dhe anëtarësimeve të reja… » ka thëne sot ne Bernë Pal Lekaj.
Sipal Lekaj « më 9 shkurt, diaspora do të bëjë ndryshimin në Kosovë. Jemi bashkë për një Kosovë ndryshe. »

Derniers articles