7.6 C
Berne
dimanche 23/02/2025

Kjo është diaspora shqiptare nga Zvicra, Gjermania, Amerika..që do vulosin rezultatin perfundimtarë të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Bernë, 14 shkurt -Qytetarët e Republikes së Kosovës me 9 shkurt të ketij viti kanë votuar zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që nga shpallja e pavarësisë së saj në vitin 2008.  Pjesë e ketyre zgjedhjeve ishin edhe diaspora shqiptare që votuan per here te dytë, pas atyre te vitit 2021. Fituese e ketyre zgjedhjeve doli partia e Albin Kurtit « Vetvendosje ». Zgjedhjet e fundit në Kosovë marrin vlerësim pozitiv nga Misioni vëzhgues i BE, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Kurti: Mërgata jone një vlerë e shtuar për Kosovën. Diaspora shqiptare motorr, infuzion ekonomik dhe i zgjedhjeve në Kosovë !

Procesi i zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë ishte gjithëpërfshirës dhe paqësor, ndonëse u konstatuan disa probleme teknike, por që nuk ndikuan në mbarëvajtjen e zgjedhjeve.  Zgjedhjet u vëzhguan nga mbi 100 vëzhgues ndërkombëtarë, përfaqësues të ambasadave dhe mbi 20 mijë vëzhgues të tjerë nga organizata joqeveritare si dhe media vendore dhe ndërkobmëare.

Nje jave para zgjdhjeve, ka pasur rreth 150 fluturime, aeroplanë keta që ateruan ne Prishtinë, Shkup dhe Kukës. Ata ishin nisur nga aeroportet e Zurichut, Bazelit dhe Gjeneves. Ky mobilizm me aeroplan special nga Zürichu ishte bërë nga aktivistët dhe mbështetësit e LVV e organizuar nga tri Pikat e LVV Qendra në Zvicër, Obersee, Wintethur dhe Thurgau.

Me 9 shkurt, qytetaret e Kosove votuan në 941 qendra të votimeve në Kosovë per 2 milionë e 75 mije e 868 votues nga 28 subjekteve politike për 1.280 kandidatë, kupto per 120 vende ne Parlamentin e Kosovës, qe i bie 10 kandidatë për një karrigë.

Vetëm nga Zvicra jane mbi 27,500, nga  Gjermania 45 mijë, nga Franca 4600, po aq edhe nga Italia, Suedija, Austria, Belgjijka, Poa shjtu kemi edhe mergimtare nga Britania, Amerika e dhe Austalia e largët.

Vota e diaspora shqiptare do t’i japin pergjigjen e merituar propagandes dhe involvimit të Serbisë me mikun e tyre Grenell në zgjedhjet e fundit në Kosovë!

Burime tona nga agjencitë e udhetimeve, si dhe nga aeroportet kombëtare dhe nderkombëtare, nje jave para zgjedhjeve ka pasuru rreth 150 fluturime, aeroplanë keta që ateruan ne Prishtinë, Shkup dhe Kukës. Ata ishin nisur nga aeroportet e Zurichut, Bazelit dhe Gjeneves. Por, sipas informacioneve tona, shumica e diaspores kishin udhetuar e mënyrë te organizuara me autobusse dhe vetura private.

Atmosfer festive në aeroportin e Prishtinës, nga mërgimtarët e Zvicrës përkatësishtë nga aktivistët e LVV e Zvicrës, Pikat, Obersee, Witnrerthur dhe Turgau. Në pritje na dolen ne aeroptin e Prishtinës ministria Artana Rizvanolli, ministri Ejup Maqedonci dhe shumë deputetë, shkruan gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch.

Fituese e ketyre zgjedhjeve doli parti e Albin Kurtit « Vetvendosje » qe sipas ekspertëve nderkobmetar, kjo parti mund te arrije deri ne 50 % kuptohet me votën e diaspores shqiptare, perkunder shantazheve dhe involvimimit te Serbise dhe Grennellit ne keto zgjedhje.

Kur eshet fjala per diasporen, zyuret e  KQZ-së, kane deklaruar per redaksinë tonë se procesi i votimit u zhvillua në 17 Ambasada dhe 15 Konsullata, në 19 shtete të ndryshme të botës. Pas disa prblemeve teknike, pas sulmeve ne WebFaqen e KQZ-së, po vazhdon numrimi i votave. Sidoqoftë, Vota e diaspora shqiptare do t’i japin pergjigjen e merituar propagandes dhe involvimit të Serbisë me mikun e tyre Grenell në zgjedhjet e fundit në Kosovë!

 

 

 

 

 

Derniers articles