4 C
Berne
dimanche 25/01/2026

Sivjet, Festa e parë e flamurit në Zvicër nisi në xhamine « Dituria » ne Gjenevë me tribunen (nga prof.dr.Shasivar Kabashi) dedikuar 28 Nëntorit nga Ilirët e deri tek Ismajl Qemajli

Gjenevë, 23 Nëntor -Xhamia « Dituria » ne Gjeneve, pasi shenoi diten e Alfbertit, mbrëme për nderë Dites se Flamurit – 28 Nëntorit organizoi nje pritje-festë bashke me nje tribune dedikur kesaj dite te madhe kombetare.

Pas namazit, faljes se jacise, ne fillim te festes dhe tribunes ne sallën e ilustruar me flamuj kombëtar kuqezi dhe te Zvicrës u kendua Himni Kombëtar bashkarish me te pranishmit. Filimisht mysafiret i peshëndetur imami i xhamise « Dituria » ne Gjenevë Rijad Ef.Aliu duke ju uruar Diten e e Flamurit – 28 Nëntorit komuniteti shqipatre ne Kantoni e Gjenevës dhe mabarë shqiatareve ne Zvicer. Do theksuar se sivjet festat e Dites se Falmurit ne Zvicer, filluan ne xhamine e Gjenevës.

Kabashi: Dihet për kontributin e muslimaneve shqiptarë ne pamvaresine e Shqiperise dhe Kosoves, sikur qe dihet edhe për bashkejetesën dhe tolerancen tone nderfetare si vlere tona dhe shembull për kombet tjera! 

Të pranishmëve, merigmtarë,  burra e gra ne xhami per historine e lavdishme kombëtare nga peridha e Ilirit, rilinadasve e deri tek shpallja e pamvaresis se Shqipërise me 28 Nëtnor te vititi 1912 nga Ismajl Qemajli ju foli z.Shasivar Kabashi, doktorant (PhD) ne Unversitetin e Stambollit dhe imami i xhamise Rijad Ef.Aliu.

Shasivar Kabashi është një studiues dhe përkthyes shqiptar i njohur për përkthimin e librit « Disfata e Ushtrisë Osmane dhe Shqiptarëve » nga Ahmet Hamdi në gjuhën shqipe. Përmes këtij përkthimi, ai nxjerr në pah rolin e shqiptarëve gjatë epokës osmane dhe e konsideron atë një mënyrë për të nderuar historinë e paraardhësve të tij. Ne ketë tribune profesor Kabashi foli per përhapjen e Islamit në trojet shqiptare si dhe bashkejetasa dhe tolaranca mes kokominiteve tjera fetare me muslimanet si shumice ne Kosove dhe Shqiperi nje shmbujll qe shume vende na e kane zili.

Në këtë ligjëratë, Shasivar Kabashi trajton librin e autorit Ahmed Hamdi, i cili merret me rolin e Xhonturqve në dobësimin dhe disfatën e ushtrisë osmane, si dhe ndikimin që pati kjo periudhë tek shqiptarët. Diskutimi hedh dritë mbi ngjarje historike me ndikim të madh në fatin e Perandorisë Osmane dhe në vetëdijen politike të shqiptarëve të asaj kohe. « 27 deputetë shqiptarë në parlamentin Osman”, tha Shasivar Kabashi duewk ju referuar të dhënave e vitit 1911.

Kjo deshmon për kontributin e muslimaneve shqiptarë ne pamvaresine e Shqiperise dhe Kosoves, sikur edhe për bashkejetesën dhe tolerancen tone nderfetare si vlere tona dhe shembull për kombet tjera!

Duke folur për rolin e rilndasve ne pamavaresine e shteti shqiptar, Kabashi tha se Samiu apo Sami Frasheri, siç rendomë njihet ndër shqiptarë, ishte figura qendrore e Rilindjes Kombëtare dhe nga shumëkush merret edhe si babai dhe ideologu i nacionalizmit shqiptar i cli dha nje kontribut temadh avancimitt e ceshtjes kombetare deri tek pamvaresai e Shqipriase ne vititn 1912.

Ndërsa për Hasan Prishtinen tha se ai ishte nje nacionalist dhe burr i madh i kombit tone, sidomos për Kosoven i cili ne vitin 1909 ishte i revoltohej keq ndaj ministrit të Brendshëm të Perandorisë Osmane, Ferid Pashë Vlorës, i cili në qershorin e atij viti në Parlamentin Osman do ta arsyetonte dhunën ndaj shqiptarëve dhe shtypjen e kryengritjes. Hasan Prishtina kishte reaguar ashpër për mosnjohjen e kontributit të shqiptarëve në Parandorinë Osmane. Por mbi të gjitha ua kishte bëre me dije që shqiptarët në Vilajetin e Kosovës mund të formojnë një ushtri.

Ne Gjenevë për here të parë lobimi dhe sensibilizimi i ceshtjes shqiptareve ne arenen nderkombeätre nga Dervish Hima me gazetën « Albania »

Profesor Kabashi ne kete tribune ne Gjenevë te Zvicres u pyet nga redakori i gazetes zvicerane ne shqip LeCanton27.ch per rolin e diaspores shqipare ne pamavresimin e shtetit shqiptar. Lidhur me ketë pyetje profesor Shasivar Kabashi u përgjigj duke thëne se « Une kam ardhur ketu ne Gjenevë me shume deshire, sepse mu nga ky qytet nderkombëtar nisi lobimi, kontributi dhe sensibilizimi i ceshjes sone mbareshqiptare ne arenen ndekrombëtare me nje personalitet të madh me ermin Dervish Hima qe ishte nje mik i ngusht me Leninin »

Gazeta “Shqiptari” u përdor nga Hima për t’iu drejtuar qeverisë osmane dhe për t’i mbajtur problemet shqiptare brenda sferës publike

« Ibrahim Mehmet Naxhi te cilit i thonin shkurt Hima ishte nje gazetar dhe publicis qe ate kohe 1908 botonte edhe gazeten « Albania », keshtu që z.Maliqi ju nuk jeni i pari qe kontribuani ceshjes kombëtare nga Gjeneva, OKB-ja për Kosoven, për shqiptaret.. » tha profesor Kabashi duke qeshur, para të pranishmeve.

Pra ne Gjenevn dnerkombeätre për here të parë nisi lobimi dhe sensibilizimi i ceshtjes shqiptareve ne arenen nderkombeätre nga Dervish Hima me gazetën « Albania ». Do perkujtuar se mu ne Gjenevë, ambasadori i parë shqiptare në OKB, Fan Noli së bashku me Wilsonin në Gjenevë, kur Shqipëria, e përfaqësuar prej tij, u pranua në Lidhjen e Kombeve të Gjenevës dhe pavarësia e vendit tonë u njoh zyrtarisht nga bota.

Pas Parisit, Më 3 qershor 1901 Hima kaloi në Zvicër, ku u muar me veprimtari atdhetare dhe botoi një gazetë në gjuhën shqipe. Me cilësinë e botuesit ai mori pjesë në Kongresin Shqiptar të mbajtur në Napoli më 1903. Për shkak të kësaj pjesëmarrje, ambasadori osman i kërkoi Qeverisë italiane përzënien e tij nga vendi, kështu Hima detyrohet të rikthehet në Zvicër; vendoset në Gjenevë dhe vazhdon botimin e gazetës së tij.

Hima punoi aktivisht në zgjedhjet e marsit ne prag te shpalljes se pamavresisèë së Shqiperisë- 1912 dhe bëri përpjekje intensive për përfaqësimin e nacionalistëve shqiptarë në Parlament. Në këtë kuadër ai vizitoi pothuajse të gjitha qytetet e Shqipërisë, megjithatë, si rezultat i iniciativave të Komitetit xhonturk, nuk u bë e mundur që të dalin deputetë Ismail Qemali, Hasan Prishtina dhe atdhetarë të tjerë. ë janar 1912, Dervish Hima kërkoi mbështetje për financimin e gazetës dhe udhëtimet e tij në Manastir, Janinë dhe Kosovë.

Profesori Kabashi ne fund pas flajimit te tij ju shperndau falas  librin ( librit « Disfata e Ushtrisë Osmane dhe Shqiptarëve » nga Ahmet Hamdi në gjuhën shqipe.) për  mergimtarët, qe shume pak e bejne autoret tjere shqiptare qe vijne nga Kosova apo Shqipëria, kur bejne promovimin e librit. Kurani sikur edhe libra tjera me vlera kombetare duhet dhurar falas.

Imami i xhamise « Dituria » ne Gjenevë Rijad Ef.Aliu me bashkepunëtorë duke prere « torten me flamur kuqezi » uroi 28 Nentorin komunitetin shqiptarë ne Kantonin e Gjeneves dhe mbare mërgmitareve në Zvicer

Derniers articles