Fatmir Qufaj, një veprimtar i shquar dhe humanitar i cili jeton dhe vepron qe prej vitesh ne Gjermani. Njekohesisht ai është edhe aktivist dhe koordinator i AAK-së për Nyrnberg, flet per rolin dhe aktivitet e AAK-së ne Gjermani per gazetën zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
- Z.Qufaj, ju si kordinator i AAK-së a mund të na tregoni rreth zhvillimeve të aktivitetit të partisë suaj ne Gjermani?
Fatmir Qufaj: AAK-ja dega në Nyrnberg- Bavari është shumë aktive falë bashkëpunimit me kryetarin z. Selim Hoti dhe të bashkëpunëtorëve tjerë të kryesisë së AAK-së. Aleanca është bërë urëlidhëse për bashkatdhetarët tanë, si në aspektin politik po ashtu edhe në atë kulturor. Në aspektin politik jemi shumë të angazhuar, duke përkrahur liderin tonë dhe vizionin e tij për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht dhe të forcuar në aspektin e sigurisë.
Ndërsa sa i përket kulturës, kryetari zt. Hoti është mjaftë i angazhuar për hapjen e klasave me mësim plotësues të gjuhës shqipe, ku kemi arritur t’i hapim disa klasa falë bashkëpunimit me kryesinë e LAPSh-it dhe Këshillave të Prindërve, të cilët nuk veprojnë si partiak por si bashkëkombës pa ideologji partiake dhe religjioni sepse shkolla është e të gjithëve dhe e pavarur nga ndikimet partiake dhe ato fetare.
« Situata në Kosovë na shqetëson neve si mërgimtarë si dhe aktivsite të AAK-së. Jemi të gatshëm të japim gjithecka për atdhun nëse provokon Serbia! Kërcnimet e regjimit te Beogradit për lufte jo qe na frikesojne, por na trimërojne edhe me shume neve si diaporë per t’i sherbyer atdhut tone, shetit tone që e kemi fituar me gjak e sakrifica dhe do e mbrojme me gjak… » ka thënë në fund. z. Fatmir Qufa, koordinator i AAK-së për Nyrnberg te Gjermanisë për gazetën zvicerane Le Canton27.ch