20.2 C
Berne
dimanche 14/07/2024

Ambasadori i RMV në Zvicër z.Rexhep Demiri ngushëllon familjen nga Kërcova në Bazel për humbjen e djalit të tyre aksidentalisht

Bazel 30 qershor -Tragjedia që ka ndodhur para dy dite në Bazel të Zvicrës ditën e premte, ku humbi jeten aksidentalisht nxënësit (11) shqiptar Eliorit nga Maqedonia Veriore, nxënës i klasës se katërt. Ky rast ka shokuar komunitetin shqiptare ne kantonin e Bazelit dhe mbare Zvicrën duke shkaktuar dhimbje të madhe, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Rasti i vdekjes se voglushit Elior nga kercova ka prekur edhe stafin e ambasades së së republikes se Maqednise Veriore. Keshtu amabsadori i RMV z. Rexhep Demiri permes gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka ngushelluar familjen nga Kërcova, prej nga vjen edhe ambasadori,  për humbjen e djalit te tyre aksidentalisht në Bazel.

« Shprehim ngushëllimet tona te sinqerta prinderve dhe famljes së voglushit 11 -vjecar qe humbi jeten tragjikisht ne mesditën se premtes, të cilin lajm e kemi marrur me pikellim te thellë. Ne jemi afer familjes së të djerit ne keto qaste te rënda si per ta edhe për ne. Për cdo rast, nevoje qe ka familja e voglushit te humbur, ne do te jemi ne disponimin e tyre.. » thuhet ne njoftimin ngushellues te ambasadorit të RMV në Zvicër z.Demiri derguar redaksise se gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Vdekja e Eliorit (11) shqiptar nga Kercova e Maqedonisë Veriore, nxënës si klases se katërt është goditur nga një kamion, i cili nga plagët ka nderruar jetë. Ky rast ka shokuar komunitetin shqiptare ne kantonin e Bazelit dhe mbare Zvicrën duke shkaktuar dhimbje të madhe. Djali njembedhjetë vjecar ishte i vetmi fëmije i prinderve Festime D. (34) dhe Ardian D. (35) që u përplas nga një kamion në Bazel, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve nga policia kantonale.

Derniers articles