8 C
Berne
mardi 30/04/2024

Kryeministri Kurti gjate qendrimit ne Zvicer do beje inaugurimin e Panairit “Swissbau 2024” ku do ekspozojne 12 kompani kosovare

Berne, 13 janar -Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Shoqatën e Përpunuesve të Drurit në Kosovë (SHPDK), ka siguruar hapësirën ekspozuese në këtë panair për kompanitë vendore.

Në hapje të panairit do të marrin pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Pjesëmarrja e kryeministrit Kurti dhe Ministres Hajdari, në hapjen e këtij panairi, thekson përkushtimin e Qeverisë për përkrahjen dhe promovimin e sektorit privat të biznesit në vend, si dhe hapjen e mundësive të reja në tregjet ndërkombëtare.

Ky panair ofron një platformë të shkëlqyeshme për promovimin e produkteve të përpunimit të drurit nga kompanitë kosovare, ndërkohë që u jep atyre mundësinë të njihen me trendet e industrisë ndërkombëtare dhe të zhvillojnë marrëveshje bashkëpunimi me kompani të jashtme, duke synuar rritjen e eksportit.

Prodhimet e dymbëdhjetë kompanive nga Kosova që merren me përpunimin e drurit, nga data 16 deri 19 janar 2024 do të promovohen në Panairin “Swissbau 2024” dhe do të jenë të ekspozuara në Hall 1.1, Booth no.A60, B60 dhe A90, Basel, Zvicër.

Derniers articles

Kreu i Komunitetit musliman shqiptar në Zvicër, imam Mehas Alija dënon dëmtimin e bustit te Skënderbeut në Gjenevë

Bernë, 29 prill -Te pemtene  kaluar në orët e vona është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë, buzë...

Ja cfarë rrezikon teniseri serb Gjokoviç pas deklaratës së tij për Kosovën. Mund të « kapitulojë » karriera e tij në sport, sikur Serbia ne vitin...

Bernë, 29 prill -“Kosova është zemra e Serbisë – ndaloni dhunën”... Këto fjalë të shkruara nga Novak Gjokoviç në objektivin e kamerës pas fitores...

Skender Salihi, një figurë e dallueshme në peisazhin politik dhe shoqëror të Gjenevës vazhdin me tubime dhe debate me qytetarët e kantonit

Gjenevë, 29 prill -Skender Salihi, një figurë e dallueshme në peisazhin politik dhe shoqëror të Gjenevës vazhdojne te shkruajn e mediat zvicerane, por edhe...

Dëmtimi i bustit të Skënderbeut në Gjenevë, ambasada shqiptare në Zvicër: Akti mund të jetë me sfond antishqiptar, të presim përfundimin e hetimeve…

Bernë, 29 prill -Mbrëmë në orët e vona është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë, buzë liqenit, vetëm...

Historia e trishtë e legjendës së futbollit – shqiptarit Hakan Sukur. Dje hero i Turqisë, krahpërkrah me Erdogan dhe Gulen, pasi u shpall « terrorsit »...

Bernë, 29 prill -Hakan Şükür ka lindur në Sapanca, rrethi i provincës Sakarya. Hakan Şükür është me origjinë shqiptare kosovare nga ana e babait...