16.2 C
Berne
lundi 29/04/2024

Kryeministri i Kosovës pret ministren zvicerane Viola Amherd: Diaspora kosovare, urë lidhëse mes dy shteteve

Kryeministri shqiptar i Kosovës Albin Kurti ka pritur sot në nje takim kreun e Departamentit Federal të Mbrojtjes, Mbrojtjes Civile dhe Sporteve (DDPS) znj.Viola Amherd. Me këtë rast Kurti ka shprehur mirënjohjen e thellë për kontributin e Zvicrës dhënë Kosovës para, gjatë dhe pas luftës, e pas pavarësisë së Kosovës, njofton nga Prishtina korrespondenti i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch 

Kryeministri i Republikes se Kosovës z.Albin Kurti fillimisht ka falënderuar Kedshuilltarene Fderale te Zvicrs znj. Amherd për ndihmën e vazhdueshme në programet e zhvillimit të ekonomisë dhe demokracisë.

Ai theksoi se Kosova dhe Zvicra ndajnë vlerat e përbashkëta, me mërgatën tonë në Zvicër, që janë urë lidhëse mes dy shteteve tona, njofton Qeveria.

Përtej bashkëpunimit bilateral në ekonomi dhe rritjes së volumit tregtar, kryeministri theksoi gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të zgjeruar bashkëpunimin edhe në fushën e mbrojtjes.

Duke theksuar që Kosova është tregim suksesi i zhvillimit demokratik, ai e njoftoi ministren Amherd me progresin ekonomik dhe demokratik të vendit tonë. Po ashtu, theksoi synimet dhe planet e Kosovës për anëtarësim në Partneritetin për Paqe të NATO-s, Këshillin e Evropës, si  dhe aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ndersa, shefja e DDPS znj.Amherd tha se Zvicra dhe Kosova ndajnë vlera të përbashkëta. Ajo potencoi rëndësinë e mërgatës së madhe nga Kosova, që kontribuon në ekonominë e Zvicrës.

Duke ritheksuar mbështetjen e Zvicrës për vendin tonë dhe zhvillimin e tij demokratik, ajo tha se për Zvicrën është shumë e rëndësishme të ketë shtete stabile dhe sovrane në rajonin e Ballkanit.

Gazeta zvicerane Le canton27.ch ka mesuar se gjatë takimi mes Kurit dhe Amherd ehste biseduar edhe për gjendjen e sigurisë në Kosovë, rolin e KFOR-it, situatën politike në rajon, rëndësinë e Procesit të Berlinit, si dhe për dialogun e Brukselit.

U potencua gatishmëria e Zvicrës për të ndihmuar e asistuar Qeverinë e Republikës së Kosovës për rritje të mëtejme të indikatorëve pozitivë ekonomik.

Derniers articles

Skender Salihi, një figurë e dallueshme në peisazhin politik dhe shoqëror të Gjenevës vazhdin me tubime dhe debate me qytetarët e kantonit

Gjenevë, 29 prill -Skender Salihi, një figurë e dallueshme në peisazhin politik dhe shoqëror të Gjenevës vazhdojne te shkruajn e mediat zvicerane, por edhe...

Ambasadori shqiptar në Zvicër, Mustafa Nano reagon për dëmtimin e bustit të heroit tonë kombëtar “Skënderbeu” në Gjenevë

Bernë, 29 prill -Mbrëmë në orët e vona është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë, buzë liqenit, vetëm...

Historia e trishtë e legjendës së futbollit – shqiptarit Hakan Sukur. Dje hero i Turqisë, krahpërkrah me Erdogan dhe Gulen, pasi u shpall « terrorsit »...

Bernë, 29 prill -Hakan Şükür ka lindur në Sapanca, rrethi i provincës Sakarya. Hakan Şükür është me origjinë shqiptare kosovare nga ana e babait...

Filmi “Bota jonë”(Notre monde) nga Luana Bajrami, rrëfen bredhjen e një rinie kosovare të lënë më vete në vitin 2007 para pavarësisë së vendit

“Bota jonë”, e Luana Bajramit, rrëfen bredhjen e një të riu kosovar të lënë më vete në vitin 2007, pak para pavarësisë së vendit...

AAK zgjedh kryetarin e ri për Zvicër, Haradinaj vjen me këto fjalë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Zvicër, sot ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor qendror ku janë zgjedhur strukturat drejtuese të degës. Kështu...