21.5 C
Berne
samedi 30/09/2023

Intelektualizmi është dhunti, angazhim apo profesion

Intelektuali i vërtetë, nuk qan fortë kokën se çka mendojnë të tjerët, apo u pëlqen apo jo çfarë ai në të vërtetë thotë, kur mendon se ka çfarë të thotë. Po ashtu, intelektual i vërtetë nuk mund të shquhet ai i cili në mënyrë pasive mohon (ad hoc, edhe kur ka argumentimin dhe alibinë në favor të bindjes dhe gjykimit)çdo gjë, por ai i cili në mënyrë aktive provon t’i plasojë të vërtetat (pa marr parasysh pasojat dhe reperkusionet, të çfardo natyre çofshin ato!) e tij si domosdoshmëri dhe nevoja të kohës

Shkruan Fadil Maloku

1. Kujtojë që intelektuali i njëmendët, sikurse edhe në shoqëritë totalitare ashtu edhe në ato të tranzicionit, do të duhej të paktën ta ruaj edhe për një kohë këtë rol apo këtë dhunti specifike të udhërrëfyesit të ndërgjegjshëm për bashkëvendësit e vet. Sepse, vetëm duke e ushtruar këtë “profesion”, ai pa pardon dhe pa asnjë frikë do të duhej t’i emërojë ngjarjet, dukuritë, fenomenet e padyshim edhe sjelljet e ndryshme kërcënuese deviante që normohen në sistemet e reja vlerore të këtyre vendeve. Mirëpo, roli i të qenit udhëheqës i vizioneve dhe ideve të reja progresive në shoqëritë e apostrofuara nuk nënkupton që ky tip intelektuali në identifikimin e këtyre temave të veprojë me parametra selektiv, e aq më tepër me indiferencën, konformizmin dhe oportunizmin e tij të ndihmoj në rritjen e këtyre momenteve

që shpesh rrezikojnë të kolapsojnë edhe me kërcënime serioze ekzistenciale! Pra intelektuali i vërtetë, ashtu sikurse edhe në të kaluarën, kujtojë që duhet të mbetet edhe për një kohë një lloj altoparlanti, gjykuesi dhe identifikuesi i pakontestueshëm i ngjarjeve, proceseve, dukurive dhe fenomeneve që ndodhin për rreth tij, pa marrë parasysh politikën, interesat klanore dhe ato partiake që mund ta kontestojnë vazhdimisht.Ngaqë, vetëm roli i tij “shkurorëzues” ndaj ndikimeve të apostrofuara pamundëson kooptimin në “projektet” dytësore që në të gjitha variantet prodhojnë mostër mesatare intelektuale. Ajo çka më së paku nuk i lejohet një intelektuali të këtij kalibri është rënia e tij nën ndikimin e publikut, sepse roli i tij nuk duron konformizmin dhe koherencën me atë çka mendojnë njerëzit e rëndomtë, por çka ai mendon dhe si mendon.

2. Në fakt, intelektuali i vërtetë do të duhej në parim të ishte ashpërsisht i butë, pra prokurorë i vetë vetës e avokat i interesave të komunitetit, ngaqë vetëm kështu ai mund ta fitojë një backgraund të tillë ndërgjegjësues në shoqëritë e tranzicionit. Ndryshe, ai nëse bie nën ndikimin e burokracive qofshin ato politike (sidomos!?), pastaj atyre kulturore e sociale, e humb peshën e karizmës për të qenë dhe për t’u mbajtur si i tillë jo vetëm në publik, por çka është më me rëndësi në histori. Por, kysh është intelektuali i sotëm?
Përgjigja mund të jetë edhe gjithkush, por edhe askush! Të shohim njëherë se çka mendon sociologu i njohur amerikan Wright Mills, i cili në vlugun e luftës së dytë botërore (që kujtoj se mund të bëhet një analogji, me tranzicionin tonë postsocialist!)pat shkruar mes tjerash se: “…intelektualit të njëmendët të ditëve të sotme, i ka mbetur vetëm një zgjidhje: të bashkëjetojë me ndjenjën e të qenit i margjinalizuar dhe i pafuqishëm për të ushtruar ndikimin e tij moral në shoqëri, apo t’i bashkëngjitet institucioneve shoqërore, duke u bë kështu agjent i industrisë informatike çka edhe nuk është ndonjë zgjidhje e duhur. …”. Intelektuali, në realitet ka për detyrë gjithnjë të tregojë publikut të vërtetën për çfarëdo problemi madhor që ka shoqëria e tij…Paramendoni, thotë ai “…se sa e vështirë ka qenë për intelektualët amerikanë që t’u shpjegojë qytetarëve të tyre se, shteti i tyre nuk është i pafajshëm në luftërat që është duke bërë nëpër botë…, apo se SHBA-në askush nuk e ka zgjedhur të bëhet polic botëror”.Shembulli i Wrigts-it, me së miri dëshmon se sa e vështirë është roli i intelektualit të vërtetë që adreson rrugëtime të reja, u pëlqyen apo jo prokurorëve politik e burokratik, pastaj elitave dhe pronarëve të “dijes dhe monopolit kulturor”?!

3. Nga ky shembull kuptojmë se intelektuali i tillë, nuk qan fortë kokën se çka mendojnë të tjerët, apo u pëlqen apo jo çfarë ai në të vërtetë thotë, kur mendon se ka çfarë të thotë. Po ashtu, intelektual i vërtetë nuk mund të shquhet ai i cili në mënyrë pasive mohon (ad hoc, edhe kur ka argumentimin dhe alibinë në favor të bindjes dhe gjykimit)çdo gjë, por ai i cili në mënyrë aktive provon t’i plasojë të vërtetat (pa marr parasysh pasojat dhe reperkusionet, të çfardo natyre çofshin ato!) e tij si domosdoshmëri dhe nevoja të kohës.Por, ky”prononcim” ta quaj kështu nuk nënkupton se ai tash duhet bëhet një lloj “kujdestari” permanent që vazhdimisht kritikon bie fjala qeverinë apo ndonjë institucion të caktuar, ngaqë kështu ai padyshim që do ta humbte efektin që në fakt mendon ta arrijë në publikun e gjerë, gjë që edhe i dedikohet porosia apo amaneti.Ai nuk e ka synimin tek qeveritë apo tek institucionet që e qeverisin një vend, por tek ndërgjegjja e tij që atë e udhëheqë me vetëdije të plotë dhe me argumente të plotë (zakonisht ato janë të natyrës morale, e më pak ekonomike, politike, kulturore, etj.); social, intelektual, politik, e sidomos kulturor…!

Derniers articles

Ne diten e stome 30 shtator 1912 nisi mobilizimi për luftën e parë ballkanike. Serbia kishte okupuar tokat shqiptare, Kosoven dhe Maqedonine

Luftërat Ballkanike janë emri i dy luftërave ndërmjet shteteve ballkanike në vitet 1912 dhe 1913. Luftërat u motivuan nga dëshira e shteteve ballkanike për...

Shumë shqetësusese sonte situata në Kosovë. Shtëpia e Bardhë i jep ultimatum Vuçiçit: Largo trupat nga brezi kufitar me Kosoven!

Shkruan Edit HARXHI, diplomate Shumë shqetësusese sonte situata në Kosovë. Shtëpia e Bardhë i jep ultimatum Vuçiçit të largojë trupat dhe armatimet e rënda nga...

Europol mbeshtet BE per nje hetim mbi sulmin e terroristeve serbe ne Kosove

Berne, 29 shtator -Deshtimi i invasioni te Serbise ne Kosove permes nje grupi terroristesh te dielen e kaluar ka shqetesuar mbare komunitetin nderkombetar, perfshire...

Zyrtare nga Haga: Kontribuesi me i madh i gjykates speciales SHBA-te dhe Zvicra. Rusia dhe Serbia nuk japin asnje cent. Kosova ja cfare po...

Per te funksionuar normal Gjykata soeciale per krime ne Kosove padyshim nevoitet nhe buxhet te majme, kuptohet nga komuniteti nderkombetar. Po cilat vende jane...

Berne, Mbrojtja ajrore e blinduar me nje kupolë hekuri mbi Zvicer

Berne, 28 shtator -Raporti ushtarak zbulon strategjinë e ushtrisë zvicerane në rast sulmi. Një dokument i ushtrisë zbulon strategjinë e ushtrisë zvicerane në rast të...