4.7 C
Berne
vendredi 26/04/2024

Gazetarja e njohur Nafisa Latić (TRT) citon Kurtin: Serbia e sheh Kosovën, Malin e Zi e Bosnjën si shtete të përkohshme

Stamboll, 3 shkurt -Gazetarja e televizionit turk TRT, Nafisa Latic, njoftoi të premten se ka zhvilluar një intervistë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi.

Gazetarja ka shpalosur disa prej deklarate të Kurtit të thënë në këtë intervistë e cila siç ka bërë të ditur, do të transmetohet të shtunën pasdite.

Sipas saj, kreu i ekzekutivit kosovar ka deklaruar se nuk do ta lejojë kurrë formimin e një modeli si Republika Srpska në Kosovë.

“Në një intervistë ekskluzive për Across The Balkans, kryeministri i Kosovës ka thënë se do të vazhdojë të jetë pjesë e takimeve të nivelit të lartë për propozimin e BE-së dhe SHBA-së, por nuk do ta lejojë kurrë formimin e një tjetër Republika Srpska”, ka shkruar Latic në Twitter.

Ajo ka thënë se gjatë intervistës, Kurti gjithashtu ka deklaruar se Serbia i sheh ende Bosnjën, Kosovën dhe Malin e Zi si shtete të përkohshme.

In an exclusive interview for #AcrosstheBalkans Kosovo’s PM says he’ll continue with high level meetings on the EU-US proposal but will never allow creation of another Republika Srpska and believes Belgrade still sees Bosnia, Kosovo and Montenegro as a temporary states. @trtworld pic.twitter.com/qtBmfIKfLj

— Nafisa Latic (@Nafisa_Latic) February 3, 2023

Derniers articles

Zvicra ndihmon Ukrainën me pesë miliardë CHF

Bernë, 26 prill -Zvicra pritet të kontribuojë me pesë miliardë franga në rindërtimin e Ukrainës deri në vitin 2036. Banka Botërore ka vlerësuar shumën...

Pacolli me akuza të rënda: Qeveria “Kurti” e ka normalizuar korrupsionin, të përfshirë eksponentë të lartë të saj

Gjatë kësaj jave janë publikuar dy raporte ndërkombëtare të cilat kanë prezantuar nivelin e korrupsionit në Kosovë. Në raporti e DASH-it kritikohet qeveria që nuk...

Transparency International për korrupsionin ne ballkan: Kosova (83) radhitet në një rang shumë më të mirë, se sa Serbia (98) dhe Shqipëria (104)

Bernë, 26 prill -Ne rapoertine fudmnit te Transparency International, ku flet pe rballkanin trego n se  Kosova (83) eshte ne nje situatae me emire...

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente për shqiptarët...

Freedom House: Qeveria Kurti ka ndërmarrë një sër reformash për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar të akumuluara qe 20 vite

Brnë, 25 prill -Organizata Freedom House me seli në Uashington publikoi të mërkurën raportin e saj për Kosovën, duke vlerësuar se ky vend vazhdon...