8 C
Berne
mardi 30/04/2024

Neser ne Davos (WEF) te Zvicres bën bashkë Kurtin jo me Vuçiqin, por me Blinken, Zelenskin, Makron…

Davos, 14 janar -Neser ne zemer te alpeve te Zvicres ne Davos nis punimet peseditore (15-19 janar) Forumi Ekonomik Boterore (WEF) ku do te mblidhen rreth 3000 pjesemarres, dekegacione keto nga 100 qeveri, të gjitha organizatat kryesore ndërkombëtare (OKB, 0BE, KE, NATO…) biznesmen dhe 1000 kompani, ekspertë si dhe media nga mbarë bota. Në sesionin e 54-të me radhë të WEF  do të marrin pjesë edhe kryeministri i Kosoves Albin Kurti, njofton nga Davosi gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Përveç kryeministrit Albin Kurti , ne samitin e si jem ne Davos do te marrin pjese edhe presidenti francez Emmanuel Macron (pas pese vitesh abstenim), kryeministri kinez Li Qiang, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Sekretari i shtetit anerikan Blinken, shefi i OKB-se, ai i NATO-s.. si dhe kryeministri i Izraelit, i Katarit etj… te cilet do te priten nga nikoqiri, presidentja e Zvicrës znj. Amhard. Konflikti në Ukraine dhe Lindjen e Mesme do të jene ne epiqender te diskutimeve.

”Forumi Ekonomik Botëror bën bashkë Kurtin dhe Vucic” ishte ky titulli qe dje raportuan disa media, qe be fakt Forumi Ekonomik Botëror bën bashkë Kurtin jo me Vuçiqin, por me Blinken, Zelenskin, Makron, sekretarin e OKB-se dhe NATO-s, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror (WEF) 2024 që do të zhvillohet në datat 15-19 janar do të mbledhë eliten e liderëve boteror, përfaqësues biznesi dhe të shoqërisë civile në Davos të Zvicrës ku pritet të diskutohen zhvillimet në botë dhe prioritetet për vitin e ardhshëm.

Disa media kane shtruar pyeyjen, nese do takohen apo jo Vucic-Kurti ne Davos?  Me perpara presim nje takim mes Vucic dhe Rames se sa me Kurtin. Themi keshtu sepse edhe vitin e kaluar ishte perfolur nje takim i tille mes Kurtit dhe Vucic por nuk ndodhi.

Pjesmarrjes së këtyre dy krerëve të lartë të dyja shteteve i është gëzuar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Gazeta zvicerane Le Canton27.ch nuk beson se do te ket ndonje shtrengim duarsh apo takim mes Kurtit dhe Vucic, kur dihet se ky i fundit jo vetem ne Serbi por edhe tek faktori nderkombetsr ka humbur mbeshtetjen i cili nuk konsiderohet aleat jo se jo por as si personalitet per disa shkaqesh i cili permes nje ser provokimesh me Kosoven eshte deshmuar si faktor destabilizues ne rajon.

Prandaj, Vucic ne Davos vjen kokëulur, si president i gjysëm Serbisë dhe si nje politikan problematik i evropianëve dhe komunitetit nderkombëtar.

Kater gjera qe ndikuan ne renien e Vucicit: Kosova (sulmi i terroriteve serbe ne Banjska), vrasja e 18 fëmijeve serbe ne Beogard, politikan pro rusë dhe vjedhja e votave ne zgjedhjet e fundit ne Serbi.

Kujtojmë që në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi për noramlizim të marrëdhënieve, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe president serb Aleksandar Vuçiq kanë zhvilluar një serë takimesh gjatë vitit që lamë pas, takime që kanë prodhuar marrëveshje, por në disa raste kanë acaruar krerët e dy vendeve.

Ngjarja Forumi Ekonomik Botëror po zhvillohet në një moment delikat me shumë ngjarje dhe zhvillime në glob.

 

 

 

 

 

 

Derniers articles

Kreu i Komunitetit musliman shqiptar në Zvicër, imam Mehas Alija dënon dëmtimin e bustit te Skënderbeut në Gjenevë

Bernë, 29 prill -Te pemtene  kaluar në orët e vona është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë, buzë...

Ja cfarë rrezikon teniseri serb Gjokoviç pas deklaratës së tij për Kosovën. Mund të « kapitulojë » karriera e tij në sport, sikur Serbia ne vitin...

Bernë, 29 prill -“Kosova është zemra e Serbisë – ndaloni dhunën”... Këto fjalë të shkruara nga Novak Gjokoviç në objektivin e kamerës pas fitores...

Skender Salihi, një figurë e dallueshme në peisazhin politik dhe shoqëror të Gjenevës vazhdin me tubime dhe debate me qytetarët e kantonit

Gjenevë, 29 prill -Skender Salihi, një figurë e dallueshme në peisazhin politik dhe shoqëror të Gjenevës vazhdojne te shkruajn e mediat zvicerane, por edhe...

Dëmtimi i bustit të Skënderbeut në Gjenevë, ambasada shqiptare në Zvicër: Akti mund të jetë me sfond antishqiptar, të presim përfundimin e hetimeve…

Bernë, 29 prill -Mbrëmë në orët e vona është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë, buzë liqenit, vetëm...

Historia e trishtë e legjendës së futbollit – shqiptarit Hakan Sukur. Dje hero i Turqisë, krahpërkrah me Erdogan dhe Gulen, pasi u shpall « terrorsit »...

Bernë, 29 prill -Hakan Şükür ka lindur në Sapanca, rrethi i provincës Sakarya. Hakan Şükür është me origjinë shqiptare kosovare nga ana e babait...