5.6 C
Berne
samedi 4/05/2024

ISIS kërcënon Shqipërinë dhe Kosovën: Armiqtë që duhen goditur!

Bernë, 24 prill -Një adoleshent 15-vjeçar që plagosi rëndë një hebre ortodoks më 2 mars në Zyrih të Zvcrës u radikalizuar në Tunizi dhe në forumet e internetit, tha policia lokale. Njëkohësisht edhe rasti i fundit i dy adoleshentëve në Schaffhouse ka shqetësuar autoritetet e sigurisë në Bernë dhe janë mobilizuar duke marrë masa paraprake përballë sulmeve të mundshme terroriste që edhe Zvicra mund të jetë në shënjestër, njofton gazeta zvicerane në gjuhën shqipe Le Canton27.ch.

Flamuri i Zvicrës, Kosovës dhe Shqiperisë, madje edhe ai i Turqisë në listen e ISIS-it

Në nje video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, në mesin e 60 flamujve shifet edhe ai i Shqipërisë dhe Kosovës. Madje është edhe flamuri i Turqisë krah vendeve të ndryshme të globit që konsiderohen nga terroristët “armiq të shtetit islamik që duhen goditur”.

Sipas burimeve të Shërbimi Federal të Inteligjencës (SRC) në Bernë, aktualisht në Zvicër janë 41 persona nën hetim. Për dallim nga viti i kaluar, lidhjet me terrorizmin janë dyfishuar.Në rast të një kërcënimi serioz për rendin publik ose sigurinë e brendshme, Zvicra, si një shtet Schengen, mund të rifusë kontrollet kufitare.

Sa i përket përfshirjes apo lidhjeve të shqiptarëve me terrorizmin qoftë islamik apo ndërkombëtar, për dallim nga vitet e mëparshme viteve e fundit, kjo shifër eshtë në rënie.

Bën përjashtim rasti i fundit në Schaffhouse i një adoleshenti nga Italia, me origjinë kosovare, ndaj të cilit rast policia kantonale po vazhdon hetimet.

Gjermania ka rifutur kontrollet kufitare dhe madje dëshiron t’i zgjerojë ato gjatë verës. Disa forca politike zvicerane po kërkojne të njëjtën gjë për Zvicrën.

 

 

 

 

 

Derniers articles

Ylli i gazetarisë botërore CNN: Free Kosova-Free Albanians! Amanpour me gazetarin shqiptar përshëndetet në shqip: Të fala Kosovës, shqiptarëve, Amerika nuk ju harron!

Ylli i gazetarisë botëroror Christiane Amanpour (CNN) me redaktorin e gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqin  Gjenevë, 3 maj -Me rastin e Ditës...

Astrit Leka, 1 shekull jetë! Veterani dhe patrioti model që s’e harroi Shqipërinë. Njeriu që vendosi bustin e Skënderbeut në Gjenevë: Promovojmë vlerat e...

Quhet Astrit Leka! Ky është njeriu me një shekull jetë dhe konsiderohet si shqiptari më i vjetër në Zvicër. Gëzon shëndet, pavarësisht nga 100...

Liria e shtypit ne ballkan kërcënohet nga politika e lidhur me mafian. “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria dhe Serbia e fundit mes vendeve të rajonit

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që...

Sipas « Reporters sans Frontières » situata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Paris/Gjenevë, 3 maj -«Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...