20.4 C
Berne
jeudi 13/06/2024

Zvicra në KS të OKB-së i kërkon Serbisë të mos i bllokojë proceset në Kosovë

Bernë, 22 prill -Në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara është diskutuar situata në Kosovë.
Aty foli edhe përfaqësuesi i SHBA-së në OKB, i cili tha se Serbia nuk ka ndërmarrë asnjë përpjekje për t’i gjetur përgjegjësit e sulmit të Banjskës më 24 shtator. Keto kritka kihste edhe Zvicra rreth sulmit dhe mos arrestimit te terrositeve serbe, te cilet tahsme kekrohen edhe nga Interpoli, shrkuan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch
Përfaqësuesja e Zvicrës në Këshillin e Sigurimit ka kërkuar nga të dy palët t’i realizojnë premtimet e tyre.

Në fjalën e saj, ajo i bëri thirrje Serbisë të mos e pengojë Kosovën në anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“I bëjmë thirrje Serbisë që të heq çdo paqartësi në lidhje me përkushtimin e saj ndaj marrëveshjeve dhe të përmbahet nga kundërshtimi i anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare”, tha përfaqësuesja e Zvicrës, citon gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Po ashtu, ajo i kërko Kosovës “themelimin e Asociacionit pa vonesa”.

Zvicra kërkoi ndërtim të marrëdhënieve konstruktive mes dy vendeve.

“Të dy palët ndajnë përgjegjësi për uljen e tensioneve. Eskalimet si ajo e Banjskës duhet të shmangen me çdo kusht dhe përgjegjësit duhet të sillen para drejtësisë”, deklaroi ajo.

Për votimin e djeshëm, përfaqësuesja e Zvicrës tha: “Zvicra ndjen keqardhje që komuniteti serb nuk mori pjesë. Inkurajojmë qeverinë e Kosovës të shtojë përpjekjet për integrimin e pakicës serbe në shoqëri”

 

Derniers articles