Vazhdojmë me punë të mira në fushën e trashëgimisë kulturore
Dje nënshkruam një marrëveshje për ndarjen e shumës prej 360,000 Euro shtesë për të rinovuar dy objekte të rëndësishme të trashëgimisë kulturore. MKRS do të financojë dhe UNDP do të zbatojë restaurimin e plotë të dy monumenteve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore: shtëpinë e Xhafer Devës në Mitrovicë dhe xhaminë e Drenocit në komunën e Deçanit, njofton gazeta zvicerane Le Catnon27.ch duke ju referuar burimeve nga Ministria e Kulturës
Sipas ministrit te Kulktures z.Hajrullah Ceku :Këto ndërhyrje zbatohen në kuadër të Instrumentit të Bashkimit Europian që kontribuon në Stabilitet dhe Paqe (IcSP), i financuar nga projekti « Trashëgimia Kulturore si Drejtuese e Dialogut Ndër-Komunitar dhe Kohezionit Social », i cili zbatohet nga UNDP, në bashkëpunim të ngushtë me MKRS. »
Së bashku me kontributin e BE prej 2 milionë eurosh për projektin “Trashëgimia Kulturore si Drejtuese e Dialogut Ndër-Komunitar dhe Kohezionit Social”, marrëveshja e sotme për ndarjen e shumës prej 360,000 Euro shtesë nga MKRS është dëshmi dhe përkushtim për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes BE, MKRS dhe UNDP.
Sipas organizatave boterore mbi 200 objekte islame jane të shkatërruara, djegura, rrënuara e të demoluara nga forcat serbe gjatë luftës së fundit. Disa organizatave nderkombëtare flasin se në total jane 297 objekte kulti u shkatërruan gjatë luftës në Kosovë.