Këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima ka performuar sonte në skenën e “Eurovision 2024”.
Besa Kokëdhima është renditur e 2-ta në radhë për të performuar në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision 2024, një nga ngjarjet muzikore më të ndjekura në botë.
“Titan” titullohet kënga me të cilën Besa e ka përfaqëuar Shqipërinë në këtë festival.
Performanca e Besës është publikuar në faqen zyrtare të festivalit “Eurovision Song Contest”.