Njëri nga gjyqtarët që dënuan Thaçin synon ICC-në – mund ta gjykojë edhe Putinin?
Bernë, 23 shtator -Gjyqtari zviceran Guénaël Mettraux, njëri nga tre anëtarët e trupit gjykues që më 16 shtator dënoi ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi me 25 vjet burgim, po synon një nga postet më të rëndësishme në drejtësinë penale ndërkombëtare, shkruan mediat zvcerane, cton LeCanton27.-ch
Nga rasti Thaçi drejt ICC-së: Guénaël Mettraux synon postin e gjyqtarit në gjykatën që ka lëshuar urdhërarrest ndaj Vladimir Putinit
Gjyqtari zviceran Guénaël Mettraux, anëtar i panelit që shpalli aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, është kandidat i Zvicrës për postin e gjyqtarit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
A do ta dënojë një ditë ky zviceran Vladimir Putinin? Guénaël Mettraux mund të bëjë histori në Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Nëse zgjidhet në dhjetor, ai potencialisht mund të gjykojë krime lufte si ato të kryera nga Vladimir Putin.
Sipas gazetes zvicerane ne shqip LeCanton27.ch Mettraux është kandidati zyrtar i Zvicrës për t’u zgjedhur gjyqtar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) në Hagë për mandatin 2027–2036. Zgjedhjet pritet të zhvillohen në dhjetor të këtij viti. Nëse zgjidhet, ai do të bëhej zvicerani i parë që shërben si gjyqtar në këtë gjykatë.
Gazeta zvicerane ka ngritur pikërisht pyetjen nëse Mettraux mund të përfshihet një ditë edhe në një proces ndaj presidentit rus Vladimir Putin.
Mettraux është aktualisht gjyqtar në Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe ishte pjesë e Panelit Gjykues II së bashku me Charles L. Smith III dhe Christoph Barthe. Dokumentet zyrtare të Speciales e konfirmojnë këtë përbërje.
Më 16 shtator, paneli shpalli fajtorë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin për disa krime lufte. Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet dhe Selimi me 13 vjet.
Vetëm disa ditë pas këtij aktgjykimi, kandidatura e Mettraux për ICC-në është rikthyer në vëmendjen e mediave zvicerane.
Zvicra e mbështet zyrtarisht kandidaturën e tij. Faqja e kandidaturës thekson se Mettraux ka mbi 25 vjet përvojë në drejtësinë penale ndërkombëtare dhe ka punuar në gjashtë institucione ndërkombëtare, përfshirë ICC-në, tribunalet për ish-Jugosllavinë dhe Ruandën, si dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Për një pjesë të opinionit në Kosovë, që pas aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka ngritur dyshime për orientimin dhe prapavijën e Speciales, kandidatura e Mettraux për ICC-në sjell një paradoks interesant: gjyqtari që ishte pjesë e panelit që dënoi Thaçin mund të gjendet një ditë edhe përballë një çështjeje ndaj Vladimir Putinit.
Presidenti rus Vladimir Putin është subjekt i një urdhërarresti të ICC-së që nga 17 marsi 2023.
Gjykata thotë se ka arsye të bazuara për të besuar se Putin mban përgjegjësi penale individuale për krimin e pretenduar të luftës të deportimit dhe transferimit të paligjshëm të fëmijëve nga territoret e pushtuara të Ukrainës në Rusi. Pretendimet nuk janë gjykuar ende në një proces penal dhe Putin mbetet jashtë juridiksionit fizik të gjykatës.
Kjo është arsyeja pse Blick ngre mundësinë që, nëse Mettraux zgjidhet në ICC dhe nëse Putini një ditë sillet para gjykatës, gjyqtari zviceran mund të jetë potencialisht pjesë e një trupi gjykues që trajton një çështje të tillë. Por aktualisht nuk ekziston asnjë vendim që Mettraux do të caktohet në rastin Putin.
