17.4 C
Berne
lundi 15/07/2024

Kolosi dhe ambasadori i letrave shqipe Kadare shkoi me Preshevën n’gojë. Cfare i tha gazetarit shqiptare në Gjenevë për Luginen dhe cila ishte porosia per Tiranën dhe Prishtinën?..

Shkrimtari yne i madh me renome botërore, Ismail Kadare ne bisede me gazetari nga  Gjeneva Nefail Maliqin kryredaktor i gazetës zvicerane Le Canton27.ch 

Ismajl Kadare është autori shqiptar më i lexuar jashtë vendit. Kadare konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë dhe emri i tij është përmendur disa herë si favorit për çmimin Nobel në Letërsi pa e fituar kurrë atë, si Philip Roth, Amos Oz, Milan Kundera, Yves Bonnefoy, Adonis, Haruki Murakami dhe Claudio Magris. Në Shqipëri, Kadare shpesh paraqitet dhe përmendet si « Shqiptari Victor Hugo », ose « Shqiptari Charles Dickens » për shkak të pikëpamjeve të tij shoqërore.

Lugina e Preshevës është ndër krahinat e vetme shqiptare ku nuk shkeli këmba e shkrimtarit të madh Ismail Kadare. «Por kur te takoj ty Nefail, me duket sikur takoj krejt Presheven, me duket se jam atje tek ju në Luginë… » i ka thenë se fundit Kadare gazetarit nga Presheva, citon gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

« Me kolosin e letrave shqipe, kam pasur se paku 10 intervista, dhe ne cdo interviste kurre nuk na harroi, gjithnje ma ka përmendur Preshevën, i shqtesuar për fatin dhe perspektivën e shqiptareve në Serbi, siq me thoshte « Lugina me Medvegjën, Bujanoca dhe Presheva të banuara me shqiptarë etnik, kjo krahinë e fundit na mbeti nën okupim… » ka deklaruar gazetari shqiptar ne Gjenevë Nefail Maliqi.

« Zvicra, pas Shqiperisë dhe Kosovës,  ishte vendim më i dashur dhe më i vizituar nga ismjal Kadare .. » ka thënë gazetari shqiptar në Gjenevë Nefail Maliqi

Veq kesaj, veprat e shkrimtarit te madh shqiptar ishte  prezent ne cdo ekspozite ne saloni ndekrobëtar te librit ne Palexpo të Gjenevës. Madje edhe ai vete ishte prezent qe bente promovmin el ibrit te tij, ku radhët e lexuesve të tij ishin te gjata për te marrur një libër me firmën e tij.

Ai Zvicren e kishte vizituar se paku dhjete here dhe vazhdimisht fliste me admirim dhe simpati te madhe per kete vend siq e quante «zemra e demokracise dhe tolerancës » evropiane.

Nga Intervista e fundit me Ismajl Kadarenë në Prishtinë: Ismail Kadare flet për shqiptarët në Preshevë, ka një porosi për Tiranën dhe Prishtinën

Shkrimtari ynë i madh i letrave shqipe, Ismail Kadare, në fjalën e tij ftoi për unitet liderët shqiptarë në Kosovë dhe Ballkan, në këto momente kur e tërë bota i ka sytë kah Kosova!

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim shkrimtarin e madh shqiptar me renome ndërkombëtare, Ismail Kadaren. Në komunikatën për media bëhet e ditur se Kurti dhe Kadare kanë diskutuar për letërsinë, historinë dhe kulturën e popullit shqiptar.

Se fundit ne Prishtinë Ismajl Kadare i shoqëruar nga bashkëshortja dhe kolegia e tij (shkrimtare), Elena ka takuar edhe redaktorin e gazetës zvicerane në shqip, Le Canton27.ch, Nefail Maliqi, me të cilin kanë biseduar për librat, lexuesit shqiptarë dhe situatën aktuale në Kosovë, për shqiptarët të lënë pas dore në Serbi (Luginën e Preshevës) dhe diasporën shqiptare.

Lugina e Preshevës në agjendën e Ismail Kadaresë në kohët moderne. Ismail Kadare ka një mesazh per lideret shqiptare ne ballkan!

Njëri prej interesimeve të drejtpërdrejta të shkrimtarit Ismail Kadare, për fatin e shqiptarëve të Luginës erdhi pikërisht në prag të konfliktit në Luginë të Preshevës në dimrin e vitit 2000, dhe të ndërmarrjes së veprimeve të armatosura nga ana e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

« I njohim vuajtjet e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës, por këto veprime mund të prishin punë për momentin, që ndoshta janë të parakohshme”, porosiste Ismail Kadare. (deklarata i është dhënë gazetarit preshevar Nefail Maliqi).. » ka shkruar Koha Ditore

Ndërsa, ndër deklaratat më të fuqishme të shkrimtarit Ismail Kadare që ndërlidhet me fatin e Luginës së Preshevës është kundërshtimi i shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Situata në Luginën e Preshevës është e papranueshme, ku popullata e atjeshme, shqiptarët etnikë në trojet e tyre, ende në këtë shekull ballafaqohen me diskriminimin e të drejtave të tyre elementare. Prandaj, perspektiva e Luginës së Preshevës, sikur viset e tjera të Ballkanit, duhet të jenë drejt

Evropës, gjë kjo e cila mund të bëhet me një angazhim më të madh të përfaqësuesve të Luginës në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar. Prandaj, po e përsëris se për popullin shqiptar, si në Kosovë, ashtu në Luginën e Preshevës, me një të kaluar me vështirësi të mëdha e me sakrifica, mund të themi se nuk është duke u bërë mjaft e aq sa duhet për ta, pasi ata meritojnë edhe më shumë. Nuk është kurrë shumë të bësh për ta. Është gjithmonë pak…”, thekson shkrimtari i madh duke shtuar se “duhet ruajtur integriteti territorial i shtetit të Republikës së Kosovës dhe çdo pretendim për lëvizje të kufijve apo copëtim të Kosovës, nuk do të ishte në favor të paqes dhe stabilitetit në rajon. Shqiptarët dhe serbët, dialog e marrëveshje po në Bruksel, por assesi në dëm të sovranitetit të Kosovës!”, ishte deklarata e tij e transmetuar në shtypin shqiptar në vjeshtën e vitit 2018.

Kadare: Të mos preken kufijtë e Kosovës!

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare është shprehur kundër rishikimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka ripërsëritur për gazetën zvicerane në shqip, Le Canton27.ch, se “një lëvizje e tillë do të cenonte stabilitetin në Ballkan”.

Duke komentuar situatën në Kosovë dhe Luginën e Preshevës, Kadare tha se Tirana dhe Prishtina nuk duhet vetëm të shqetësohen, por të veprojnë më shumë për shqiptarët e diskriminuar në atë pjesë.

“Situata në Luginën e Preshevës është shumë e vështirë, ku popullata e asaj zone, shqiptarët në trojet e tyre etnike, në këtë shekull ballafaqohen me diskriminimin e të drejtave të tyre elementare, si dikur, para vitit 1999 në Kosovë. Prandaj, perspektiva e Luginës së Preshevës, sikurse viset e tjera të Ballkanit, duhet të jetë drejt Evropës, gjë kjo e cila mund të bëhet me një angazhim më të madh të përfaqësuesve të Luginës në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar. Në këtë drejtim, Tirana dhe Prishtina duhet jo vetëm të shqetësohen, por edhe të veprojnë më shumë për shqiptarët e diskriminuar në Luginën e Preshevës, sepse për të drejtë, kjo pjesë e popullsisë sonë është më e diskriminuar sot në Ballkan dhe Evropë”, ka theksuar Kadare.

Kadare tha dy shtetet tona të kujdesen po ashtu edhe për diasporën shqiptare, që po mban “gjallë” atdhun.

“Nuk mjafton të luftohet asimilimi i të rinjve tanë nëpërmjet deklaratave, nëse nuk veprojmë në rregull. Këtu e kam fjalën që qeveritë tona të dërgojnë sa më shumë literaturë, libra në shqip, sidomos Abetare dhe libra të tjerë mbi kulturën, traditën dhe historinë tonë të lavdishme”, ka thënë Kadare.

Si e befasoi gazetari nga Presheva shkrimtarin tone te madh. Kadare: Nefail, se mbaj mend kur kam qesh keshtu me lot!

Shkrimtari i nderuar Ismail Kadare, ka per ditëlindje mori nje dhuratre nga gazetari shqiptar. Të shumtë kanë qenë personalitete të cilët i kanë uruar ditëlindjen publikisht shkrimtarit, përfshirë dhe gazetarin nga Presheva, Nefail Maliqi.

Ai ka ndarë një kujtim të bukur me Kadarenë, kur i ka blerë një këmishë masë 44 për ditëlindje, tejet e madhe për përmasat e shkrimtarit.

Teksa Kadare e ka pyetur se përse kjo zgjedhje, Maliqi i është përgjigjur: “E valla, z.Kadare, tuj mendu se ju jeni shkrimtar i madh, thash me vete se ju edhe këmishat, të mëdhaja i bartni, prandaj edhe ta mora 44! E me shnet e mbajtsh!”, duke shkaktuar të qeshura të shumta, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Aty ka plasur gazi nga Kadare dhe bashkëshortja e tij, që e shoqëronte. Kadare ma ktheu: “Eh, more Nefail, nuk mbaj mend që kur kam qeshur kështu me lot. S’do e harroj kurrë! Mirë u përgjigje, shpëtove, dite me u nxjerr, të lumtë. Ndryshe nuk do ishe gazetar rastësisht, nëse nuk do kishe talent. Edhe njëherë faleminderit për këtë kujtim për këmishën, sidomos për këtë gaz që nuk do ta harroj kurrë, nga ju dhe Presheva që kam shumë respekt për ato toka tona shqiptare!”

Unë: Gëzuar ditëlindjen Gjeneral i Ushtrisë së Letrave të bukura shqipe! Jam me fat që të njoha nga afër miku im Ismail Kadare!

Kadare, në fund, shkrimtari ynë i madh me këmishë të madhe, ma ktheu: “Nefail, e di se ti je gazetari që më ke intervistuar më shumë?”

Derniers articles