1.5 C
Berne
mardi 10/12/2024

Këngëtarja shqiptare në Gjermani Kejsi Rrustja, përkundër pandemisë nuk e len mikrofonin. Me sharmin dhe zërin e saj të bukur ju është bërë « vaksinë » publikut

U bënë më shumë se një vit që kur COVID-19 ka goditur planetin tonë. Kjo pandemi ka prishur shume projekte, plane dhe endërra jo vetem te boseve te bizneseve apo politikave nderkombëtare, por edhe te rinjeve, sidomos kengetareve dhe sportisteve te cilet i kane lënë në gjysem te rrugës. Përkunder koronavirusit dhe maskës megjthate këngetarja jone e re e cila jeton dhe vepron ne Gjermani, Kejsi Rrustja nuk eshte dorëzuar dhe po vazhdon ta ushtroj profesonin e vet me maskë e pamaske, me koncere qofte ne zoom, yotube apo ne natyrë, qielle te hapur. Keshtu thote Kejsi Rrustja ne fillim te bisedes për gazetën zvicerane ne shqip « Le Canton27.ch »  

Kejsi s’ka me shumë se 16 vjeç, që askush nuk do ta besonte per shkak te zerit te saj plot nuanca. Ajo ka arritur mjaft suksese në lëmin e muzikës si këngëtare që mund të “provokojnë” gazetaret për një interviste sikur për reproterin e gazetes zvicerane ne shqip « Le Canton27.ch »

Gazetat gjermene “Kejsi Rrustja me kengen “crazy in love” goditi zemrat e publikut

May be an image of 1 person, hair and outerwear

Kejsi Rrustja, eshte nje vajze e re ne diapsoren shqiptare, studente dhe kengetare me një emër te ri në skenën tonë muzikore, por jo edhe per opionin gjerman. Për Kejsi rrujstja tash e disa here kane shkruar edhe mediat gjermane si nje e këngetare me perspektive,  zeri i se ciles po i hap rruge dhe suksese. Ajo jeton në Gjermani me prindërit dhe dy vëllezerit e saj.

Para publikur ajo eshte prezentuar shpesh me kengen ”Set fire to the rain” qe kishte nje intonacion perfekt e gjithe salla u ndez edhe profesionistet kishin mbetur pa fryme. 

Se si po ja del me pandeminë dhe sa eshte reflektuar tek profesioni i këngetares  dhe në studime, Kejsi Rrustja per fillim te bisedës thote se « Po, natyrisht se po kem telashe si gjithe këngetaret ne bote, por tek ne eshte nje atak direkt. péor emgjthate  edhe pse me keto maska « goja na eshte mbyllur » por zemrat dhje dehsirat asesi per te vepruar dhe kenduar ashut si mundemi.. »

« T’ju them te drejtën vitin 2019 e nism mbare, ishte nje vit shume i mbare me nje ser  aktivitetesh dhe plot koncerte dhe prezentime sepse cdo koncert ka me shume emocione se tjetri. Nje nder to ishte Nata muzikore ne Essen Rüttenscheid duke vazduar Feierabendmarkt ne Buer vazhdojm me Junge Stimmen der Zukunft. Ose Yjet e te ardhmes ne Bottrop. Me pas me koncertin ne Stadtgartenfest ne Essen Mitte. Do shtuar ate Meilensteine ne Schalke Gelsenkirchen. Me pas ne Schllos Hugenpoet ne Essen Kettwig etj..” ka deklaruar sot per gazeten zvicerane ne shqip « Le Canton27.ch » 

Kejsi Rrusjta nje kengetare me të leme e jo me të bleme.!..

No description available.Sipas kengetgares Kejsi Rrustja « viti 2019 ishte nje vit shume i beretshem, ku patem prezentime permes nje ser koncertetesh dhe mbyllja u finalizua me Koncertin ne Filarmonine Essen qe ishte nje suksese i madh. Ndersa viti 2020 ishte një vit i veshtire per mua, ashtu si per te gjithe artistet. Por me gjithe situaten e veshtire une kam bere disa koncerte live. Nje nder to ishte edhe koncerti ne Gruga Halle Essen I cili u zhvillua nen kujdesit e zotit Igor Albanese ne bashkepunim me televizionin WDR , ku rezultoi shume i suksesshem. Ne muajin Korrik une isha ne Shqiperi ku finalizova dy Projekte ne ne bashkepunim me nje producent te ri Aldo Marku . Ne Gusht kemi nxjerr kengen e pare This Love ndersa ne muajin Shtator une u prezantova para publikut per here te pare si kendautore me kengen Alone. Une gjate kesaj periudhe pandemije bere shume koncerte live ne rrjetet social gjithashtu kam dhene edhe shume intervista ne televizione edhe Radio. »

« Ne muajin Shtator te 2020 ne bashkepunim me Konsullaten Shqipetare ne Gjermani, Essen, nen kujdesin e Konsulles se Nderit zonjes Anduena Stephan u zhvillua nje koncert per mbeshtetjen e kandidatures ne Bashkine e Gelsenkirchen te nje vajze Shqipetare nga Kosova Tuta Abazi e cila na nderoi me fitore. Me gjithe situaten e veshtire qe po kalojme nuk me ka penguar per te vazduar me Projekte te reja , por se shpejt I do te vij me dy kenge te reja qe po finalizohen ne studio me zotin Dirk Bernner, ku une do te prezantohem si kantautore per te dy kenget.. » ka thëne në vazhdim Kejsi.

Kjesi Rrustja rrjedh nga një familje me traditë muzikore. « Edhe sikur t’i shmangej muzikës Kejsi, ajo nuk guxonte, të cilën do ta akuzonim për « tradhti » apo « dezertim » nga tradita jone muzikore..” thotë duke qeshur babai i këngëtares sonë Kastriot Rrustja i cili jeton dhe vepron që prej vitesh në Gjermani. Në fakt edhe vet Kejsi per gjtha keto suksese ne sferen e muzikes është mirënjohëse e prindërve sidomos babit për mbështetje kurse mamit për « trashëgimi » të zërit. Dmth Kejsi Rrustja siq e tjote « jam kengetare me të leme, e jo me të bleme.!.. »No description available.

Derniers articles