7.9 C
Berne
vendredi 13/02/2026

Tribune de Genève: Gazetari shqiptar në Gjenevë (OKB) kërkoi që emri “Kosovo” të përdoret zyrtarisht në shqip si – Kosovë !

Gazetari shqiptar në Gjenevë, Nefail Maliqi, në prag të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës (17 shkurt), ka kërkuar nga kolegët zviceranë që emrin e shtetit ta përdorin në formën shqipe Kosovë, e jo në formën sllave “Kosovo”. Sipas gazetës zvicerane në shqip LeCanton27, Maliqi këtë ide e ka testuar në një shkrim të botuar në gazetën prestigjioze zvicerane Tribune de Genève, me titull: “Kosova është këtu!” (Le Kosovë est là). Në këtë artikull, gazeta ka respektuar kërkesën e autorit duke përdorur formën shqipe KOSOVË dhe jo variantin serbisht “Kosovo” qe de fakto dhe de jure për shkak te 5-6 % te pakicës serbe diskriminohen 90% e qytetareve te Kosovës e banuar me shqiptarë etnik!

Argumenti i gazetarit

Sipas Maliqit, edhe pas 16 vitesh nga pavarësia dhe më shumë se tri dekadash nga çlirimi, emri i vendit vazhdon të përdoret ndërkombëtarisht si “Kosovo”, formë e trashëguar nga periudha e administrimit serb.

Ai thekson se:

Kosova është shtet me shumicë shqiptare. Është e njohur nga SHBA, Zvicra dhe shumica e vendeve të BE-së. Është anëtare e organizatave ndërkombëtare sportive dhe kulturore. Prandaj, sipas tij, përdorimi i formës “Kosovë” do të ishte më korrekt dhe në përputhje me gjuhën e shumicës së popullsisë.

Disa kolegë zviceranë kanë ngritur pyetjen:

“Si mund ta përdorim emrin Kosovë në shqip, kur vetë presidentët apo ministrat e Kosovës gjatë takimeve, konferenca jashte Kosovës dhe intervistave per mediat e huaja keto 20 vitet e fundit emrine Kovoës e kane pedorru serbisht si – « Kosovo »?! Megjithatë, në rastin konkret të artikullit në Tribune de Genève, gazeta ka bërë përjashtim dhe ka përdorur formën shqipe “Kosovë”, në respekt të kërkesës së autorit.

Krahasimi me rastin e Turqisë

Rasti krahasohet me ndryshimin e emrit ndërkombëtar të Turqisë në Türkiye, i kërkuar në dhjetor 2021 nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan, dhe i pranuar nga United Nations në qershor 2022. Sot në dokumentet zyrtare ndërkombëtare përdoret forma: “Türkiye (formerly Turkey)” ose “Republic of Türkiye”

Kjo u realizua përmes një kërkese zyrtare shtetërore drejtuar organizatave ndërkombëtare.

Derniers articles