Berne, 22 tetor -Policia në Hungari ka zbuluar dje 23 kg droge (marihuanë) në një autobus të Kosovës gjate nje kontrolli rutinor në autostradën Roszke. Droga ishte fshehur ne bagazhin e autobusit mbrena një thesi me speca.
Burimet nga rajoni kane njoftuar redaksine e gazetes shqipe ne Zvicer « Le Canton27.ch » se droga e gjetur ne Hungari kishte per destinacion Zvicrën. Shtrohet pyetja nese autobusi nga Kosova kalon permes Serbisë, si mund te zbuloj policia hugareze drogen e pse jo polica serbe?!
Kjo nuk eshte hera e pare qe kapet droga ne destinacion te Zvicres apo vendeve tjera evropiane. Për cdo muaj në Hungari, Kroaci apo Austri kapen dhjetra kilograme droge nga policia evropiane, droge kjo e fshehur nga trafikantet serbe apo shqiptare, ne veturat apo autobus qe per destinacion kanë Zvicrën dhe vendet tjera te BE-së. Droga vjen kryesisht nga Shqiperia dhe Serbia, ku Kosova shfytëzohet si vend tranzit ose si prodhuese e saj, raporton gazeta shqipe « Le Canton27.ch »
Policia arrestuar shoferin 53-vjeçar nga Kosova nën dyshimin për posedim të një sasie veçanërisht të konsiderueshme droge.
Droga e konfiskuar kishte vlerë më shumë se 160,000 euro, njofton gazeta shqiptare ne Zvicër « Le Canton27.ch » duke ju referuar burimeve te policise hungareze.