7.6 C
Berne
dimanche 23/02/2025

Policia zvicerane arreston nje maqedonas me armë zjarri në aeroportin e Gjenevës për trafik droge

Gjenevë, 14 shkurt -I shpallur në kërkim me urdhër arresti europian një 30-vjeçar maqedonas u arrestua në aeroportin e Gjenevës. Ai dyshohet se ka trafikuar sasi të mëdha lënde narkotike. Burri u ekstradua në Austri më 11 shkurt, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Caton27.ch

Ndaj këtij personi në vitin 2022 është lëshuar një urdhër-arresti europian për trafikim të një sasie të madhe lëndësh narkotike. Sipas policisë austriake, malli i sekuestruar ishte katër kilogram heroinë, dhjetë kilogramë marihuanë dhe një kilogram e gjysmë metamfetaminë kristal.

Burri u arrestua më 29 janar në aeroportin e Gjenevës teksa kishte mbërritur nga Prishtina, kryeqyteti i Kosovës. Ai po udhëtonte me një emër të rremë, tha policia. Më 11 shkurt, burri u ekstradua në Austri dhe u transferua në burgun e Linzit. Sipas policisë, bashkëpunëtorët e tij tashmë janë dënuar me disa vite burg.

Derniers articles