1.5 C
Berne
lundi 23/12/2024

Mero Baze: VV gati ta zhbëjë njohjen e Izraelit, Albin Kurti e fshin edhe si shtet

Pas deklaratës të Glauk Konjufcës, se vendosja e ambasadës së Kosovës, në Jerusalem nuk ka qenë politikë e menqur e ministrisë sonë të Jashtme, ka reaguar gazetari dhe analisti Mero Baze.

Baze përmes një shkrimi në rrjetin e tij social në Tëitter, ka thënë se Vetëvendosje janë të gatshëm ta zhbëjnë njohjen nga Izraeli, nëse këtë ua kushtëzon BE-ja.

Mero Baze, ka konsideruar se kjo deklaratë, dhe ky premtim i Vetëvendosjes, bën që Kurti me një veprim të tillë, nuk do ta ketë nga pas as ambasadorin e Palestinës.

Deklarata e Glauk Konjfucës:

“Konsideroj që nuk ka qenë politikë e mençur e ministrisë tonë të Jashtme dhe ish kryeministrit të paligjshëm. Ajo do të mbetet aty ku është deri nëse ne kushtëzohemi që të mos jetë aty. Nëse hyrja jonë në Bashkimin Evropian kushtëzohet për ndryshimin e lokacionit, atëherë kjo do të duhet të rishqyrtohet”

Vetëvendosja premton se mund ta heq ambasadën nga Jerusalemi nëse ja kushtëzon BE. Kjo do të thotë se janë gati ta zhbëjnë njohjen e Izrealit, pasi kusht për njohje ka qenë Jerusalemi. Dhe një hap dhe e fshin Albini si shtet pastaj se ka ambasadorin e Palestinës pas.

Derniers articles