Shtutgard, 16 nentor -Federata Mjekët Shqiptarë Europë, përfaqësuar nga presidentja Dr. Aurora Dollenberg së bashku me kryesinë e deges AMFE-Stuttgart kryesuar nga Dr. Genc Kelmendi, gjate nje takimi ne Shtutgart kane takuar Kryeministrit të Republikës së Kosovës Z. Albin Kurti, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch
Takimi ne fjale me kryeministrin shqiptar nga Kosova u mbajt ne konsulaten e RK ne Shtutgart ku moten pjese ambasadorit të Kosovës në Gjermani z. Faruk Ajeti dhe stafit të kryeministrit znj. Fëllanza Podrimja dhe te tjere..
Falenderojmë përzemërsisht Konsullën Znj. Lumturie Lipoveci për ftesën dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj mjekëve në Stuttgart dhe më gjerë. Pergezojme Kryesin e Federates ne Stuttgart Dr. Genc Kelmendi, Dr. Mehmet Gjiholli, Dr. Rexhai Bahtijari, Dr. Arsim Matoshi, Shkendije Berisha Pacolli per kontributin e vazhdueshme vullnetar. Falenderojmë fotografin e njohur Z. Arber Cacaj për punën profesionale.
Federata Mjekët Shqiptarë Europë përgëzoi Z. Kurti për punën e jashtëzakoshme në rritjen ekonomike dhe përmirësimet në fushën e shëndetësisë. Në kuadrin e bashkëpunimeve të vazhdueshme të Federatës me ministrinë e shëndetësisë dhe të diasporës, u diskutua për rrugëzgjidhjet e ardhshme në evolumin e mëtejshëm të punës së nisur, si në drejtimin e siguracioneve shëndetesor dhe në rritjen e pagave të personelit mjekësor. Qëllimi final i përbashkët për Federatën dhe qeverinë Kurti është stopimi i largimit të profesionistëve mjekësor dhe rritja e cilësisë së shërbimit shëndetësor.
Federata Mjekët Shqiptarë Europë mbështet aktivisht cdo hap drejt europianizimit të mjekësisë së Kosovës.