26.2 C
Berne
jeudi 18/07/2024

Kompania ‘Next e.GO Mobile’ e familjes së Lazim Destanit promovoi ne Berlin Veturën pare elektrike

Berlin, 5 maj -Kompania e njohur «Next e.GO Mobile » e familjes së Lazim Destanit ka promovuar dje në Berlin veturën e parë elektrike të markës ‘e.GO’. Në ceremoninë promovuese, krahas shumë figurave e artistëve të shquar, prezent ishte edhe njëri nga yjet e futbollit botëror, braziliani Neymar, njifton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Next e.GO Mobile është njëra nga kompanitë e biznesit të familjes Destani ku bëjnë pjesë një numër sipëmarrjesh që operojnë nën ombrellën e ‘nd Group’ me seli në Holandë, themeluar nga Nazif Destani. Ecolog International është gjithashtu pjesë e këtij grupi dhe përbën shtyllën kryesore të tij.

Kjo sipërmarrje për prodhimin e veturave elektrike u themelua vitin e kaluar në Gjermani dhe tashmë, për një kohë të shkurtër, doli kontingjenti i parë i veturave. Sipas projektit, në fazën fillestare është parashikuar prodhim vjetor prej 30.000 automjetesh.

Next e.GO Mobile ka nisur me shtrirjen e linjave të prodhimit edhe në rajonin tonë. Pas arritjes së marrëveshjeve me qeverinë greke dhe me qeverinë bullgare tashmë ka nisur ndërtimi i fabrikave në këto vende. Bisedimet janë në zhvillim e sipër që së shpejti të nis prodhimi edhe në Kosovë, Shqipëri e në mbarë trojet tona, ku sigurisht paraqet dhe kontribut për vende të reja pune.

Derniers articles