24.5 C
Berne
mercredi 17/07/2024

Interpol arreston shtetasin shqiptar në Spanjë

Policia e shtetit shqiptar bën të ditur se falë bashkëpunimit me Interpolin ka arritur të bëjë kapjen e një shtetasit shqiptar në Spanjë.

I arrestuari dyshohet në bashkëpunim me shtetas të tjerë të ketë qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

“Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në vitin 2018, ka vendosur, masën e sigurimit “Arrest me burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Trafikimi i lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Derniers articles