8.7 C
Berne
vendredi 11/10/2024

Foto e rrallë: Kur Fan Noli kërkonte ndihmë presidentit amerikan Wilson në Gjenevë për antetarësimin e Shqiperisë në Lidhjen e Kombeve

Fjalimi i Nolit në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë në 1924

E rrallë, fotoja e Fan Nolit dhe Wilson në Gjenevë për njohjen e Shqipërisë

Fan S. Noli duke hyrë në Selinë e Lidhjes së Kombeve në Gjenevë më 1924, prej nga kërkoi nga presidenti amerikan Thomas Woodrow Wilson anëtarësimin e Shqipërisë në OKB. Kjo foto publikohet për herë të parë nga gazeta zvicerane në shqip « Le Canton27.ch » në Bernë.

Ambasadori i parë shqiptare në OKB, Fan Noli së bashku me Wilsonin në Gjenevë, kur Shqipëria, e përfaqësuar prej tij, u pranua në Lidhjen e Kombeve të Gjenevës dhe pavarësia e vendit tonë u njoh zyrtarisht nga bota.

Suksesi në Lidhjen e Kombeve i dha Nolit, vendin e figurës kryesore në jetën politike shqiptare. Nga Gjeneva u kthye në Shqipëri, dhe nga 1921 deri më 1922 përfaqësoi Federatën ‘Vatra’ në parlamentin shqiptar. Me ketë mund të themi se shqiptarët pas Skenderbeut deri tek epoka e Ismail Qemalit nuk dinin vetëm të bënin luftë, por bënin edhe diplomaci shumë herët, madje edhe para se të bëhej shteti shqiptar, të pushtojnë kancelarët e OKB në favor të njohjes dhe internacionalizmit të Shqipërisë, cështjes sonë kombëtare.

Sipas gazetës zvicerane në  shqip « Le Canton27.ch » në vitin 1917, Fan Noli kishte takuar personalisht presidentin amerikan Wilson, i cili i kishte dhënë fjalën se do të mbrojë pavarësinë e Shqipërisë

Wilsoni e mbajti deri në fund besën e tij, Made in USA. Madje Presheva Jonë shkruan se cdo diplomat dhe intelektual shqiptar sot është i vetëdijshëm se pa përkrahjen e Wilson nuk do të kishim Shqipëri.

Thomas Woodrow Wilson ështe i lindur në 28 dhjetor të vitit 1856 dhe vdiq më 3 shkurt të viti 1924. Wilson ishte presidenti i 28-të i radhës i SHBA, mes viteve 1913-1921.

Wilson dha një kontribut të madh për zyrtarizmin e shtetit shqiptar në Gjenevë.

Për këtë angazhim të presidentit Wilson dhe SHBA-ve padyshim edhe shqiptarët dhe institucionet tona janë mirënjohës ndaj kontributit të tij dhe popullit amerikan. Kurse, në dhjetor Shqipëria, me ndihmën e presidentit amerikan Woodrow Wilson – pranohet në Ligën e Kombeve të Bashkuara sot OKB, si vend i pavarur dhe sovran ku në mesin e 192 flamujve valon sot ditë e natë, verë e dimër flamuri ynë kombëtar kuqwzi me dy krena.

Por nuk duhet harruar roli patriotik i Fan Nolit. Ai u kthye në Evropë për të promovuar pavarësinë e Shqipërisë, vendosjen në Shqipëri për herë të parë në vitin 1913. Ai u rikthye në Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës së Parë Botërore, duke shërbyer si kreu i organizatës ‘Vatra’, i cili në fakt e bëri atë njëherazi dhe udhëheqës të diasporës shqiptare. Falë përpjekjeve të tij patriotike dhe diplomatike në Shtetet e Bashkuara, në Gjenevë ai fitoi mbështetjen e Presidentit Woodrow Wilson për një Shqipëri të pavarur ku në vitin 1920 ajo fitoi anëtarësimin e shteti të ri në Lidhjen e Kombeve të Bashkuara.

Edhe pse Shqipëria tashmë kishte shpallur pavarësinë e saj në vitin 1912, anëtarësimi në Lidhjen e Kombeve kishte domethënie e madhe e vendit në me njohjen ndërkombëtare. Noli i rikujton Wilsonin gjithashtu, në Gjenevë, kur Shqipëria, e përfaqësuar prej tij, u pranua në Lidhjen e Kombeve dhe pavarësia e vendit tonë u njoh zyrtarisht:

“Ndjeva një lëmsh mallëngjimi në grykë dhe më rrotullonte në kokë një emër, që ka fituar mirënjohjen e gjithë zemrave shqiptare, e ai ishte emri i Presidentit Wilson”, mësohet të ketë thënë Fan Noli.

Derniers articles