15.1 C
Berne
vendredi 2/06/2023

Erdh shqiptari ne qeveri, marëdhëniet mes Malit të Zi dhe Serbisë acarohen keq. Hynë në “lufte” diplomatike, dëbojnë ambasadorët e tyre përkatës

Ambasadori serb në Mal të Zi u shpall persona non grata pas një fjalimi në të cilin ai « denigroi shtetin që i dha atij mikpritje diplomatike ». Serbia menjëherë njoftoi një masë reciproke.  Mali i Zi dhe Serbia sot dëbuan ambasadorët e tyre përkatës, një tension i madh në marrëdhëniet tashmë të vështira midis dy vendeve të ish-Jugosllavisë, njofton gazeta zvicerane ne gjuhen shqipe « Le Canton27.ch » 

Mali i Zi e ka deklaruar Ambasadorin Serb Vladimir Bozoviç persona non grata për « ndërhyrje në punët e brendshme (të tij) », duke i dhënë atij 72 orë për të lënë vendin, tha ministria e jashtme. Serbia menjëherë njoftoi një masë reciproke. Ambasadori i Malit të Zi Tarzan Millosheviç duhet të largohet nga vendi brenda 72 orësh, tha ministria e jashtme.

Dritan Abazoviç: Qeveria e re e Malit të Zi nuk do ta ç’njohë Kosovën 

Partia e Dritan Abazoviçit në Mal të Zi mund të marrë 3 ministri.   Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, paraqiti propozimin përfundimtar të përbërjes së kabinetit qeveritar. Zëvendëskryeministër do të jetë Dritan Abazoviç udhëheqësi i Aksionit të Reformës së Bashkuar dhe i koalicionit « E zeza në të bardhë”..

Ambasadori serb Vladimir Bozoviç të premten e quajti « çlirimin » një asamble në 1918 që vendosi që Mali i Zi të bashkohej me Serbinë dhe kështu të integronte mbretërinë e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, duke humbur pavarësinë e saj. Ishte « një shprehje e lirë e vullnetit të njerëzve për t’u bashkuar me motrën Serbi », tha ai gjatë një takimi të një shoqate që përfaqësonte serbët e Malit të Zi.

« Bozovic ka denigruar në mënyrën më të drejtpërdrejtë shtetin i cili i dha mikpritjen diplomatike, » theksoi Ministria e Jashtme në Podgoricë. Simbolikisht, ligjvënësit malazezë në 2018 miratuan një rezolutë që përmbys vendimet e asamblesë së vitit 1918.

Tensionet

Mali i Zi shpalli pavarësinë e tij nga Serbia në 2006, por tensionet mbi identitetin kombëtar ende ndjekin këtë vend të vogël Ballkanik. Sipas regjistrimit të vitit 2011, pothuajse 30% e 620,000 banorëve të Malit të Zi e identifikojnë veten si Serb. Disa prej tyre u ngritën kundër vullnetit të presidentit për të konsoliduar identitetin kombëtar të Malit të Zi.

Derniers articles

Po na vijnë në Zvicer ambasadorët e rinj nga Tirana. Mustafa Nano propozohet në Bernë, Vasilika Hysi në Gjenevë (OKB)

Gjenevë/Tiranë, 31 maj -Qeveria ka gati emrat e ambasadorëve të rinj të Shqipërisë që do të marrin postet e tyre në përfundim të mandateve...

Diaspora shqiptare në Zvicër të shqetësuar, sy e veshë kah Kosova: Dje Miloshevic na imponoi luftën, sot Vucic, po na imponon të veshim sërish...

Bernë, 30 maj -Po bëhen gati një javë qe kur në veriu i Kosovës po « vlon » nga protestues ebanda krimIninale nga Seriba...

Një tjetër shqiptar në Zvicër godet gruan e vetë me thikë. Kjo ndodhi në Gjenevë…

Gjenevë, 30 maj -Nje pas pas nje varsje me thike t enje shipatre ne Zvcer (Vevey) rasti tjeter ka ndodur sot ne Gjenevë, respktivisht...

Teniseri me origjine shqiptare Novak Gjokoviç mund te diskualifikohet ose te pezullohet pas provokimeve të tij në Roland-Garros

Dje Austarlia, sot Kosova, rrespektivisht racizmi i tij ndaj shqiptareve  po e zbeh imazhin dhe repuatcionin e tenserit serb ne bote, per te cilin...

Zvicra reagon pas sulmeve ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri, bën thirrje të kthehet qetësia në rajon

Bernë, 30 maj -Zvicra ka reaguar pas sulmeve të protestuesve serbë në Zveçan ndaj ushtarëve të NATO-s, ku ditën e hënë serbët lënduan 30...