2.6 C
Berne
mercredi 11/12/2024

Zyrtarja e larte e EBU-s në Gjeneve znj.Batscheva: Presim nga Parlamenti i Kosovës te zgjedhe problemin e financimit dhe pronesise se RTK-së

Gjenevë/EBU, 23 shtator Radito _Televizi i Kosovës ketyre ditëve mbushi 23 vite nga themlimi. Për ecurine dhe sukseset e këtij mediu publik padyshim ka merita te medha edhe Unionionin e Transmetuesve Evropianë me selin ne Gjeneve.

Mu per kete, me rastin e ketij pervjetori te RTK-së znj.Ratka Batscheva, përgjegjese e Unionionin e Transmetuesve Evropianë per vendet e ballkan dhe Evropë ka folur për  gazetën zvicerane Le Canton27.ch (Kantoni i 27-të)

Znj. Batscheva ne kete interviste, fillimisht duke ururar 23-vjetorin e tv publik te Kosovës, ka thenë se «RTK eshte nje televizion qe i ka kontribouar avancimit te proceseve demokratike dhe nje Kosove multientike. Ky rrugetim i gjate si nje medium publik, duke ruajtur pamavaresine mediale, përkunder sukseseve kishte edhe sfida, por kemi besim tek drejtori i ri i RTK-së Shkumbin Ahmetxhekaj te cilin e quajti si nje «drejtor modern dhe digjital», se do t’ia dalin.

Ne vazhdim zyrtarja e larte e EBU-s znj.Batscheva ka thëne se « RTK megjthate ka nevoje te reformohet duke u pasuruar jo vetëm me teknike te re, por edhe me kuadro te reja profesionale.

Ne vazhdim përgjegjesja e EBU-s ne Gjeneve nuk ka fshehur shqetesimet e saj qe po ballafaqohetr viteve te fundit tv publik i Kosovës. Ajo ketu permendi ceshtje financiare dhe pronesinë. «RTK ne Prishtine duhet te kete shtepine vete, ajo s’mund te veproj as te qendroj refugjate ne vendin e vetë qe sa vite. Kosova ka miratuar ligjin qe 3-4 vite për financim, por sot e kësaj dite ai ligj nuk zbatohet si duhet nga parlamenti i Kosovës. Prandaj, presim qe Kuvendi i Kosovës diteve te ardhshme te zgjedh njehere e përgjithjmone keto dy probleme, ate te financimit dhe pronesise. »

Veq kesaj znj. Batscheva nga EBU, ka shtuar se «se do ishte normale qe stafi i RTK-së t’i raportoj nje herë ne vit Parlamentit te Kosovës, siq veprojne tv tjera evropiane, por jo 3-4 hare, qe mund te kuptohet se dikush po tenton ta kontrolloj ket televizion te pamvarur publik»

Pyetjes se fundit se a eshte koha qe RTK t’i bashkohet 55 vendeve anetare te Unionionin e Transmetuesve Evropianë znj. Batscheva eshte përgjigjur duke u treguar optimiste se «anetarsimi i RTK-së ne EBU, nje dite do te ndodhe, kjo eshte vetëm qeshtje kohe…»
Por, sipas saj «Ne ne EBU beme perpjekje te ndryshojme ligjin, por kjo gje nuk funksionoi, meqe ne Asamblen e Përgjithshe te EBU-s kjo iniciative eshte hedhur poshte. Por, eshte nje rruge tjeter deri tek anetaresimi i vendeve te reja ne organizaten tone. Para se te kandidoj, për te qene pjese e shtepise sone, Kosova duhet te jene anetare e Unionit Nderkombëtar te Telekomunikaciont ose e Keshillit Evropian, siq e parashofin rregullat tona..»

Derniers articles