Kosovaret ne pritje për cheking ne aeroportin e Prishtines « Adem Jashari » per te udhëtuar drejt Zvicrës (Photo: Le Canton27.ch)
Bernë, 2 janar -Dikur, para vititit 1999 ardhja e kosovarëve në Zvicer ishte e imponuar për shkak luftes, problemeve politike dhe diskriminimit nga regjimi serb. Ardhja e kosovare ne Zvicer edhe pse jo masive vazhdon edhe pas luftes, por me motive tjera, për shkaqe të krizes ekonomike dhe sociale, si rezultat i papunesisë dhe korrupcionit ne këte vend te njohur nga Zvicra me 17 mars 2008. Sipas burimeve zyrtare nga Bernes aktualisht ne Zvicer punojne dhe jetojne rreth 200.000 kosovare, kurse sipas burimeve kosovare, ata jane mbi 300 mijë sish, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Berna: Bie numri i azilkërkuesve, rritet numri i turistëve kosovareve drejt Zvicrës
Megjithatë, Zvicra mbetet destinacioni me i preferuar për kosovarët dikur nga zori, kurse sot per qejf, si turiste. Themi keshtu sepse për dallim nga vendet tjera, Zvicra, pas Shqiperisë mbetet vendi me i viztuar ne botë! Se paku keshtu flasin shifrat. Gazata zvicerane ne shqip Le Canton.27 ch ka mesuar nga Berna zyrtare se ambasada e Zvicrës në Prishitnë ka lëshuar 12 mijë e 842 viza për qytetaret kosovarë, numer ky i cili sikur t’mos ishte pandemia, sigurisht do ishte edhe dy here me i madh. Mesohet se këto viza u leshuan me qellime te larmishm: Kyresisht vizita familjare, per akitvtet ekonomike e kulturoe, turizëm, por pa të drejtë pune.
Por nje pejse e qytetarëve të Kosovës aplikojnë për viza në mënyrë që të arrijnë të vizitojnë një vend te dyte te vendeve evropiane, duke pas parasysh izolimin të cilin kosovarët po vazhdojnë ta kenë tash e sa vite.
Paqja dhe stabilieti ne Kosovë dhe e konsideruar si « vend i sigurt » nga qeveria zvicerane ka pasur efektin, për cka edhe numri azilkeruesve ka rende dukshem. Kjo rnei shifet sidomos vitin e kaluar, pas ardhjes se qeverise se Albin Kurtit.
« Aktualisht në Zvicër qëndrojnë 15 azilkërkues nga Kosova, 45 nga Serbia dhe 74 nga Shqipëria. Këtë vit për azil në Zvicër kanë aplikuar 44 persona nga Kosova, 36 nga Serbia dhe 57 nga Shqipëria. (Actuellement, 15 demandeurs d’asile du Kosovo, 45 de Serbie et 74 d’Albanie séjournent en Suisse. Cette année, 44 personnes du Kosovo, 36 personnes de Serbie et 57 personnes d’Albanie ont déposé une demande d’asile en Suisse), ka deklaruar z.Lukas Rieder ka deklaruar sot per gazetene zvicerane Le Canton27.ch shefi per komunikim me mediat nga SEM ne Bernë. Mesohet nga OFS se ne Zvicer aktuliasht jane 115’570 kosovare, kupto me pasaporta te Repulbike se Kosovës, qe ne fakt ky numer mund te jetë po edhe aq.
Vetem vitin e kalauar (2021) Zvcira per kosovaret ka lëshuar rreth 15 mijë viza -C-. Por edhe mijera tjere kane fituar pasaporten zvicerane, cka mbi 90 përqind e vizave ishin për bashkim familjar. thuhet nga burimet zyratre te Bernës.
Ambasadori Thomas Kolly: Zvicra, për Kosovën dhuroi mbi 500 milionë CHF për integrime evropiane dhe zhvllim të vendit
Duke pas parasysh të dhënat e lartcekura vlen të ceket se çdo ditë e më shumë Zvicra po bëhet vend i dëshiruar për të jetuar nga shumë banorë të shteteve të ndryshme, e padyshim se këtu nuk mungojnë as qytetarët e Kosovës.
Zvicra si një shtet i fuqishëm ekonomikisht vazhdon të mbetet një nga rrugët e shpresës për shumë kosovarë. Kete e deshmon edhe amabsadori zviceran ne intevristen e fundit dhene gazetes zvcerane ne shqip Le Canton27.ch.
Sipas ambsadorit Thomas Kolly “rreth 200,000 njerëz me origjinë kosovare jetojnë në Zvicër dhe kontribuojnë në mënyrë aktive në ekonomi, kulturë dhe politikë në vendin tonë. Zvicra sot eshte investitori i dytë më i madh në Kosovë – me më shumë se 480 milionë euro. Zvicra ka ofruar ndihmë thelbësore për Kosovën që nga viti 1998. Ajo deri më tani ka ofruar më shumë se 500 milionë CHF për Kosovën dhe mbetet partneri i tretë bilateral i zhvillimit të Kosovës. »
« Ne jemi të bindur se ndihma zvicerane në mënyrë efektive mbështetë ambiciet e Kosovës për të vazhduar në rrugëtimin drejt integrimit evropian dhe kontribuon në përmirësimin e jetës së qytetarëve kosovarë..”, ka then ne fun d z.Kolly.