Benrë, 8 nentor –RASFF alarmon: Sistemi Evropian i Paralajmërimit të Shpejtë në Tregtinë e Ushqimit (RASFF) njoftoi se Zvicra është tërhequr nga tregu miellin e verdhë të misrit të prodhuar në Serbi. Berna po tërhiq sërish nga tregu miellin dhe misrit nga Serbia, shkaku është një sasi dukshëm më e lartë e aflatoksinës se sa lejohet me ligj. Pesë herë më shumë aflatoksinë se sa lejohet. Kjo nu eshte hera e pare qe Zvicra refuzon miellin nga Serbia, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke ju rferuar bruiemeve nga Berna.
Zvicra tërheq miellin serb nga tregu, zbulohet mykotoksina fumonizinë në sasi të paligjshme. Arësyea: Pesë herë më shumë aflatoksinë se sa lejohet
“Në kampionin e miellit të marrë në Serbi, është konstatuar prania e mykotoksinës fumonizim në sasi më të larta se ajo e lejuar: në miellin e bardhë ishte 1388 1585 mg/kg, kurse në miellin e verdhë 38 mg/ kg, që përfaqëson 58 për qind, pra është 58 për qind më shumë se sasia e lejuar, tha RASFF.
Në një kampion mielli të marrë më 10 korrik të këtij viti, u konstatua prania e mykotoksinës aflatoksinë B1 në një sasi më të madhe se sa lejohet: në miellin e verdhë të misrit ishte 11.4 μg/kg, që është madje 5.7 herë më e lartë se sasia e lejuar. , u bë e ditur në RASFF.
Rreziku i përdorimit të këtij produkti është vlerësuar si « potencialisht serioz » dhe produkti është tërhequr nga tregu. Arësyea e qartë: Pesë herë më shumë aflatoksinë se sa lejohet, raporton gazeta zvcerane Le Canton27.ch
Çfarë është aflatoksina
Aflatoksinat (B1, G1, B2, G2) janë grupi më toksik i mykotoksinave. Për shkak të veprimit të tyre specifik, mykotoksinat quhen edhe « vrasës të heshtur » dhe ndikimi i tyre negativ në shëndetin e njeriut dhe në bujqësi është i madh.
“Përfaqësuesi më domethënës është aflatoksina B1. Aflatoksinat njihen si komponime mutagjene, teratogjene (që shkaktojnë anomali te fetusi) dhe kancerogjene (veçanërisht për mëlçinë dhe veshkat). Metabolitët e aflatoksinës mund të gjenden në produktet shtazore, pra në qumësht (në formën e aflatoksinës M1), në mish dhe në vezë”, thekson Instituti.