Ambasadori i Zvicrës Urs Schmid për partneritetin afatgjatë me Serbinë: Mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Serbi
Ambasadori i Zvicrës në Serbi Urs Schmid, prezantoi rëndësinë e mbështetjes së Zvicrës për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Serbi në rrugën drejt transformimit të tyre, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Ambasadori Schmid theksoi se « Zvicra është një partner afatgjatë dhe i besueshëm i Serbisë, si dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme. Zvicra është e pranishme në Serbi që nga viti 1991, fillimisht përmes programeve të ndihmës humanitare, ndërsa sot përmes programit të bashkëpunimit zhvillimor. Vlera totale e kësaj mbështetjeje i kalon 400 milionë euro, çka e bën Zvicrën një nga donatorët dypalësh më të rëndësishëm në Serbi. »
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë baza e stabilitetit dhe rritjes ekonomike. Në situatën aktuale ekonomike, e cila është mjaft sfiduese, mbështetja për kompanitë serbe është gjithnjë e më e rëndësishme dhe Zvicra synon të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në këtë proces. Ambasadori Schmid thekson rëndësinë e përfshirjes së Zvicrës në përmirësimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që operojnë në sektorin e prodhimit.
Pse mbështetja për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme është e rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë së Serbisë?
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përbëjnë 99% të subjekteve afariste në Serbi dhe krijojnë 67% të të gjitha vendeve të punës. Këto kompani përbëjnë shtyllën kurrizore të ekonomisë vendase dhe luajnë një rol kyç në arritjen e synimeve të zhvillimit të qëndrueshëm. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë forca shtytëse e krijimit të të ardhurave dhe punësimit.
Ne intervisten e fundit për gazeten zvicerane Le Canton27.ch ambasadori zviceran Prishtine z. Thomas Kolly, ka thëne se “Zvicra sot eshte investitori i dytë më i madh në Kosovë – Zvicra ka ofruar ndihmë thelbësore për Kosovën që nga viti 1998. Ajo deri më tani ka ofruar më shumë se 500 milionë CHF për Kosovën dhe mbetet partneri i tretë bilateral i zhvillimit të Kosovës. »