-0.8 C
Berne
jeudi 21/11/2024

Zv.kryetari i komunës së Preshevës, Armend Aliu pret zyrtarin e larte te OSBE-së

Preshevë, 20 tetor -Zëvendës kryetari i komunës së Preshevës, Armend Aliu sot ka pritur ne kabuinetin e tij shefin e zyrës në Bujanoc të misionit të OSBE-së në Sërbi, z. Kiron Reid, njofotn gazeta zvicerane në gjuhën shqipe “Le Canton27.ch”
Mesohet se zyra e OSBE-së në Bujanoc që nga fillimi i funksionimit e deri më sot ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm në krijimin e një stabiliteti dhe fuqizim të demokracisë, duke punuar me shumë durim me autoritetet lokale, ato qendrore si dhe me bashkësinë ndërkombëtare.
z.Aliu fillimisht ka falnderuar zyrtarin e larte te OSBE-së për punën që kjo zyrë ka kryer gjatë viteve dhe theks të veçant i dhash falemnderimit ndaj stafit lokal të OSBE-së nga Presheva e Bujanoci.
“Meqë ishte takimi i parë zyrtarë, i urova z. Reid për pozitën e koordinatorit të ri të zyrës së OSBE-së në Bujanoc, duke dëshiruar dhe mos dyshuar që do të vazhdojë impenjimin e sinqertë ndaj zgjidhjes së problemeve politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës sikur edhe 6 koordinatorët para tij. Temat të cilat u diskutuan sot, dhe shqetësimet të cilat i ngrita janë shlyerja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga regjistri civil si dhe situata dhe gjendja e mediave në gjuhën shqipe në Luginë.” ka thëne z.Aliu për gazeten “Le Canton27.ch”
Gjithashtu nga Zëvendës kryetari i komunës së Preshevës, Armend Aliu zyratri i OSBE-së eshte njoftuar për situatën aktuale politike në Preshevë, për tollovinë që është krijuar në kuvend dhe në ekzekutiv të Komunës së Preshevës, largimin tim nga APN si dhe për hapat të cilat janë ndërmarrë për themelimin e Alternativës Demokratike Shqiptare.
Që nga fillimi i angazhimit tim politik në vitin 2014, takimet me stafin e kësaj zyreje kanë qenë të rregullta dhe gjithmonë kam marr mbështetje dhe këshillime profesionale të cilat do të vazhdojnë edhe në të ardhmën.

Derniers articles