8.7 C
Berne
vendredi 11/10/2024

Vjosa Osmani: Ukë Bytyqi ishte dora e djathte e presidentit Rugova, ishte atdhetar i pashoq në rezistencën e popullit të Kosovës

Anëtarë të Kryesisë dhe deputet të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë përkujtuar sot ish kryetarin e Komunës së Suharekës, Ukë Bytyqin.

 

Kryeparlamentarja e Kosovës dhe nkeriu numer nje i LDK-së se Rugoves dr. Vjosa Osmani ka thënë se Ukë Bytyqi ishte atdhetar i pashoq në rezistencën e popullit të Kosovës në luftën për liri dhe pavarësi.

“Sot nderuam Ukë Bytyqin, i cili u vra pabesisht, së bashku me dy përcjellësit e tij, Bafti Bajrami e Bajram Bytyqi. Ukë Bytyqi ishte atdhetar i pashoq në rezistencën e popullit të Kosovës në luftën për liri dhe pavarësi. Vepra e tij dhe e bashkëveprimtarëve të tij që u vranë pabesisht në kohë lirie, do të mbesin udhërrëfyesi ynë i përjetshëm. Kujtimi për ta do të mbetet gjithmonë i gjallë, ndërkaq dhimbja e familjeve të tyre do të mbetet mallkimi i përhershëm për të pabesët që kryen këtë vrasje makabre dhe të gjitha vrasjet e tjera politike”, ka thene Kryeparlamentarja e Kosovës Vjosa Osmani, transmeton gazeta zvicerane ne gjuhen shqipe « Le Canton27.ch »  

Ukë Bytyqi u vra më 27.10.2002 në Leshan të Suharekës, derisa bashkë me aktivistë dhe drejtues të Degës së LDK-së po kremtonin fitoren e zgjedhjeve lokale.

Derniers articles