17.6 C
Berne
dimanche 8/09/2024

Varianti Omicron / Ja cilat jane kater vendet e reja qe Zvicra i ka vene ne listën e karantinës

Betne, 28 Nentor -Zvicra shton katër vende në listën e saj të karantinës: kushdo që arrin në territorin zviceran nga Angola, Australia, Danimarka ose Zambia duhet të paraqesë një test negativ Covid-19 dhe të vendoset në karantinë për dhjetë ditë, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Rregulloret e reja, të cilat hyjnë në fuqi të dielën në mesnatë, synojnë të parandalojnë përhapjen e variantit të ri të koronavirusit Omicron.

Kjo e çon numrin e vendeve në listën e karantinës në 19, tha Departamenti Federal i Punëve të Brendshme (FDHA) të dielën në mbrëmje.

Sipas agjencise zvicerane te lajmeve ATS/SDA masat e para u miratuan të premten me ndalimin e fluturimeve direkte nga Afrika e Jugut dhe ndalimin e hyrjes për udhëtarët nga Botsvana, Eswatini, Hong Kongu, Izraeli, Lesoto, Mozambiku, Namibia, Zimbabve dhe Afrika e Jugut. Qytetarët zviceranë dhe personat me leje qëndrimi në Zvicër janë të përjashtuar.

Që nga e shtuna, të gjithë udhëtarët nga Britania e Madhe, Holanda, Republika Çeke, Egjipti dhe Malavi duhet të paraqesin një test negativ për Covid-19 kur hipin në avion dhe hyjnë në Zvicër dhe të vendosen në karantinë për dhjetë ditë. Për Belgjikën, kjo masë ishte në fuqi që nga e premtja.

Derniers articles