1.5 C
Berne
lundi 23/12/2024

Ushtaret zviceran (Swisscoy) jane shendosh e mire. Situate e tensionuar ne Veri te Kosoves

Gjendje e tensionuar në Zveqan, dëgjohen të shtëna armësh – njerëz të maskuar eskalojnë situatën, raportohet se pos bandave kriminale serbe aty jane te pranishrm edhe ata Wagner. Ka dhjetra te lenduar dhe te arrestuar, njofton nga Mitrovica korrespondenti i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Më shumë se 53 të lënduar, një në rrezik për jetën

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës, Nicholas Abbott, i ka cilësuar si kriminale dhe të papranueshme sulmet e protestuesve serbë ndaj personelit të KFOR-it dhe Gazetarëve në veri të Kosovës.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar ndaj vandalizmit të veturave të mediave, të cilat po i përcjellin ngjarjet në veri të vendit nga protestuesit e udhëhequr nga strukturat kriminale në Leposaviq.

Ushtarë të misionit të KFOR’it janë përplasur të hënën me protestues të dhunshëm serbë përballë objektit të Komunës së Zvecanit.

Si pasojë disa prej ushtarëve të KFOR’it kanë mbetur të lënduar.

Media raporton se bëhet fjalë për rreth 20 ushtarë (italianë e hungarezë), që kanë marrë lëndime pasi protestuesit serbë kanë hedhur mjete shpërthyese në drejtim të tyre dhe gjësende të forta.

Reporteri i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka njiftuar nga vendi i ngjarjes se ushtaret e zvicerane (Swisscoy) me misiin ne Kosove per t’i kontribouar pawes dhe stabilitetit jane shendosh e mire.

Prania e Forcës së Kosovës (KFOR) mbetet e nevojshme në këtë vend për shkak të situatës së brishtë atje dhe tensionimet e speshta ne Veri te Kosovës, kane deklaruar zyrtaret nga Berna për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Kontingjenti zviceran ka evoluar gjatë njëzet viteve të fundit, herë në rritje, herë në rënie, në varësi të situatës në terren dhe nevojave të KFOR-it. Kontigjenti u rrit nga 235 në 190 ushtarë në prill 2018, më pas në 165 në tetor 2019.

Vuçiq: Kryetarët e komunave në veri të Kosovës nuk do t’i pranojmë kurrë

Para nje muaji (23 prill) në komunat veriore, të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme, të cilat janë bojkotuar nga popullata lokale serbe. Keto zgjedhjet dhe kryetaret e ri jane mbeshtetur nga nderkombetaret (BE dhe SHBA) te cilet jane uruar per zgjedhjet denokratike, por presidenti serb Vucic ka thene se «Kryetarët e komunave në veri të Kosovës nuk do t’i pranojmë kurrë.. »

Ndryshe, ushtria Serbs eshte ngritur ne gjendje gatishmerie luftarake me urdher te presidentit serb Aleksander Vucic, nje pasardhes i Milosevicit. Ne kufi me Kosoven verehen kolona te mjete luftarake te ushtareve serbe. Vucic me keto kercnime ndaj Kosoves ne emer te “mbrojtjes se serbeve” ben fushate dhe per te perqendruar opionin serbe ne Kosove pas masakrave serbe ndaj 18 femijeve serbe ne shkollat e Beogradit, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Ndryshe kryeministri i Kosoves Albin Kurti fton shqiptaret per qetesi dhe t’i permbahen privokimeve serbe. Njekohesisht, Kurti ka dënuar veprimet e serbëve në veri të vendit, ku sulmuan Policinë e Kosovës, ushtarët e KFOR-it dhe gazetarët.

Sipas burimeve, disa prej sulmuesve tashmë janë arrestuar dhe u janë dorëzuar Policisë së Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Situata në veri të vendit edhe sot ka vazhduar të jetë e tensionuar.

Protesta, gaz lotsjellës, deklarata të shumta i kanë përcjellë ngjarjet e veriut edhe gjatë ditës së sotme.

E në lidhje me këto ngjarje kanë reaguar edhe ndërkombëtarët, duke kërkuar qetësi dhe mos eskalim të situatës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, kanë kërkuar nga Kosova që të shtensionojë situatën dhe të mos ndërmarrë “hapa të njëanshëm dhe destabilizues”.

Stoltenberg tha se ka biseduar me përfaqësuesin e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, lidhur me situatën në Kosovë, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.

Derniers articles