4 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Berna dhe Ukraina: Vonesa e sanksioneve zvicerane kundër Rusisë

Zvicra nuk duhet të përdoret si një platformë për të anashkaluar sanksionet e BE-së kundër Rusisë. Këshilli Federal vendosi të mërkurën të analizojë natyrën e këtyre sanksioneve përpara se të marrë vendimin e tij, raporton ATS, transmeton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Autoritetet zvicerane janë në kontakt të përhershëm me disa vende, për të shkëmbyer informacione për situatën aktuale, shkruan qeveria në një komunikatë për media të publikuar të mërkurën në fund të ditës. Mbi të gjitha, duhet të shmanget që Zvicra mund të përdoret si një platformë për të anashkaluar sanksionet e vendosura nga BE.

Pas njohjes nga Rusia të dy rajoneve që nuk kontrollohen nga qeveria ukrainase si shtete të pavarura, disa shtete perëndimore kanë vendosur sanksione shtesë. Qeveria synon t’i analizojë ato nga afër përpara se të marrë vendimin e saj.

Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, Këshilli Federal vendosi të mos lidhet me sanksionet e miratuara nga Bashkimi Evropian kundër Rusisë, por të marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar përdorimin e Zvicrës për të anashkaluar sanksionet ndërkombëtare.

Derniers articles