4 C
Berne
dimanche 22/12/2024

UEFA pasi refuzoi nje kërkesë të Rumanisë, po shqyrton masat dhe ndeshkimet qe mund te marrin Serbia, Rumania dhe Kosova

Gjenvëw /UEFA, 18 nentor -« Procedurat disiplinore janë nisur kundër Federatës Rumune të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës në përputhje me nenin 55 të Rregullores Disiplinore të UEFA-s (DR) pas ndeshjes së Ligës së Kombeve të UEFA-s ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës të luajtur më 15 nëntor 2024 në Bukuresht të Rumanisë.. » njfotn gazeta zvcierane en shi le canton27.ch duike ju referuar burimeve nga UEFA
Organi qeverisës i futbollit evropian pritet të shpallë një vendim pas ndeshjes së Ligës së Kombeve ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht, e cila u ndërpre në kohën e pushimit më 15 nëntor pasi lojtarët kosovarë u larguan nga fusha duke u ankuar për abuzime « raciste ».
Liga e Kombeve: konfuzion në Bukuresht, ndeshja Rumani-Kosovë u ndërpre pas thirrjeve raciste antiashiptar 
Lojtarët e Kosovës u larguan nga fusha para përfundimit të ndeshjes së tyre në Bukuresht (0-0) të premten në mbrëmje, për shkak të thirrjeve në favor të Serbisë në tribuna.
Lojtarët kosovarë u nisën drejt dhomës së zhveshjes në minutën e 92-të me ndeshjen drejt barazimit pa gola, pasi disa shikues brohoritën, « Serbia! gjatë një përleshjeje mes kapitenit të Kosovës Amir Rrahmani dhe sulmuesit rumun Denis Alibec. Ndryshe, për fatin e ndeshjes së luajtur të premten, e cila u ndërpre në minutat shtesë pas largimit nga fusha të Kombëtares së Kosovës shkaku i thirrjeve raciste, do të marrë vendim shumë shpejt UEFA e cila eshte duke shqyrtuar masat dhe ndeshkimet qe mund te marrin Serbia, Rumania dhe Kosova, raporton Le Canton27.ch nga selia e UEFA-s
Federata e Futbollit të Kosovës më 16 nëntor ka bere një ankesë në UEFA duem ekrkuar qe te ndeshkohen “provokimet dhe sjelljet raciste” të tifozëve rumunë gjatë ndeshjes.
Ndyrshe, Le canton27.ch ka mesuar se polcia rumune tha se 13 spektatorë u gjobitën pas lojës dhe nëntë të tjerë u ndaluan të hynin në një garë sportive për një periudhë deri në një vit.
Sipas gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch keto provikime te serbeve nuk jane të para kunder shqiptareve dhe zvcieraneve, nese kujtojme ndeshjen  efundit ne Leskoc mes Zvcres dhe Sebrisë, ku UEFA gjobiti federatën serbe të futbollit me 52,000 euro për shkak talljes me himnin kombëtar të Zvicrës dhe shfaqën një pankartë kundër Kosovës.
Gjatë një ndeshjeje të mëparshme në Bukuresht në shtator 2023, ultrasit rumunë bërtisnin këngë kundër lojtarëve të Kosovës dhe shpalosën një pankartë të madhe me mbishkrimin « Kosova është Serbi » në rumanisht dhe serbisht.
Po ashtu pas ndehsjes skandalozet mes  Rumanisë dhe Kosovës, eshte arrestuar të premten në Bucasrest nje eprson pas thirrjeve antikosovare kundër lojtarëve të Kosovës, është hapur një procedurë disiplinore nga organi i lojtarëve të Kosovës, mëson gazeta zvicerane en sqhip Le canton27.ch
Sipas nenit 55 të Rregullores disiplinore të UEFA-s, procedurat hapen nga administrata e UEFA-s “kur është paraqitur një ankesë në lidhje me një shkelje të mundshme disiplinore, nën autoritetin e një inspektori të etikës dhe disiplinës së UEFA-s.

“Kur është bërë një ankesë, një inspektor i etikës dhe disiplinës duhet ta vlerësojë atë. Inspektori i etikës dhe disiplinës, sipas gjykimit të tij, mund të vendosë të mos e miratojë atë nëse nuk ka arsye të vlefshme për ta bërë këtë”, vijon teksti i UEFA-s.

UEFA tha se paneli i saj disiplinor akuzoi gjithashtu Serbinë për diskriminim nga tifozët në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër zviceranëve më 12 tetor, ku mori pjesë presidenti i shtetit Aleksandar Vuçiç në Leskovac.

Derniers articles