0.5 C
Berne
lundi 23/12/2024

Sot në Gjenevë para OKB (në ora 15) diaspora shqiptare në Zvicër proteston kundër diskriminimit të votës nga ana e KQZ-së!

Gjenevë, 7 shkurt -Në prag te zgjedhjeve te 14 shkurtit në Kosovë, mergimtaret ne Zvicer te zhgënjyer nga injoranca e qeverise dhe KQZ-së ndaj votave të diaspores, jane mobilizuar ta mbrojtur votën e tyre, kush me ankesa, padi dhe protesta. Keshtu komuniteti shqiptare ne Zvicer te revoltuar me sjelljet e KQZ-së, sot do te protestojne para Pallatit te OKB-së ne Gjenevë nga ora 15 kunder diskriminimit te votes ne diaspore nga ana e KQZ-së se Valdete Dakës, njofton gazeta zvicerane ne shqip « Le Canton27.ch »

Nen organizimin e Asociacionit te Studenteve Shqiptare ne Gjenevë (AEAG) sot para palaltit te OKB-së ne Gjenvë do te mbahe tnje proteste kunder padrejtesive n dja votes shqiptare ne diapsore nga shefja e KQZ-se Valdete Daka qe kosnideorhet nje bashkepuntore e ngusht e ish-presidentit Hashim Thaci, sot ne Hagë. 

Rrjedhoja e deri tanishme e procesit zgjedhor, të organizuar nga KQZ-ja në krye me Valdete Daken, tregon që interesi i këtyre të fundit nuk është mundësimi i pjesëmarrjes demokratike për mërgatën tonë, por pamundësimi i tij përmes pengesave antidemokratike… » thuhet ne njoftimin e Asociacionit te Studenteve Shqiptare (AEAG) në Gjenevë.

Kerkesat e protestes se shqiptareve para OKB-së ne Gjenevë do te jenë:

– Të tërhiqen të gjitha pengesat antidemokratike nga KQZ-ja të cilat e përjashtojnë de facto shumicën e mërgatës nga pjesëmarrja në zgjedhje.

– Të pranohen të gjitha fletëvotimet e dërguara me postë të cilat dërgohen para 14 shkurtit. Pra, të merret data e dërgesës parasysh dhe jo data e arritjes.

– Të pranohen ankesat e dërguara me email në KQZ dhe PZAP dhe të zgjatet afati i pranimit të ankesave për personat që nuk janë aprovuar në listën e votuesve jashtë vendit. Së bashku në mbrojtje të demokracisë- DU ME VOTU!

Organizatoret per fund kane edhe nje kerkese (keshillë) për pjesëmarresit e protestës: Ju lutem te gjithe me maska mbrojtëse kundër COVID-19 dhe mbajtja e distancës janë të detyrueshme!

Kur eshtë fjala për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe voten e diaspores shqiptare, perfun d do perkujtuar se 29.445 aplikime të mërgimtarëve u refuzuan nga KQZ edhe kësdaj radhe. Një ditë u shty publikimi i fletëvotimit por jo dhe afati i pranimit. Nga 151.000 e-maile vetëm 102.100 aplikime u pranuan në listën e votimit nga jashtë këtë herë, njofton gazeta zvicerane ne shqip « Le Canton27.ch »

Intelektualet shqiptar nga Zvicra ju kane drejtuar me je mesdazhe KQZ-se së Valdete Dakës me fjkalët « Mos nëpërkembni votën e diaspores shqiptare, se është krim! Edhe Mioshevic u perpoq te diskriminoj te drejat e shqiptareve, te drejten votes per liri dhe demokraci te Kosovës, por deshtoi!.. »

Derniers articles