17.2 C
Berne
mercredi 16/09/2026

SOT NE HAGË BALLË PËR BALLË – KATËR ME KATËR / Në oren 09:30 nis aktgjykimi për Thaçin, Veselin dhe të tjerët…Verdikti jepet ne orën 10:00

Hagë, 15 shtator –Shpallja e vendimit është planifikuar për sot në mëngjes, duke filluar nga ora 09.:00. Nuk kemi asnjë indikacion se data mund të ndryshojë.. » (The pronouncement of the verdict is scheduled to take place tomorrow morning starting at 10:00. We have no indications that the date may change) ka deklaruar për gazeten zvicerane ne shqip LeCantopn27.ch znj. Angela Griep, Udhëheqëse e Njësisë për Informim Publik dhe Komunikim – Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Me kete njoftim derguar redaksisë sonë Gykata speciale hedh poshte manipulimet dhe spekulimet e disa portale se gjoja « po shtyhet verdikti i nesërm në Hagë pë rish-kreret e UCK-së.. »

Pra, sot më 16 shtatori 2026 mund të jetë një nga datat më të rëndësishme juridike dhe politike për Kosovën që nga përfundimi i luftës.

Sipas zyrtareve te Gykates sepciale ne Hagë « aktgjykimi i shkallës së parë është caktuar për sot me 16 shtator 2026, duek gilluar nga ora 10:00, bëhet fjalë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Ky verdikt po pritet me mjaft intersimit nga famijeret e tyre dhe mediat kosovare dhe te tjera, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Në pritje të aktgjykimit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin

HAGË – Kanë mbetur pak minuta deri në fillimin e seancës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku sot pritet të shpallet aktgjykimi i shkallës së parë në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

09:30 – Në Hagë fillon pritja për hyrjen në sallën e gjyqit. Vëmendja në Kosovë dhe në diasporën shqiptare është përqendruar te zhvillimet në Hagë.

10:00 – Sipas orarit të konfirmuar nga Dhomat e Specializuara, pritet të nisë shpallja e aktgjykimit.

Procesi gjyqësor lidhet me akuzat për krime të pretenduara të kryera gjatë dhe pas luftës së Kosovës. Të katër të akuzuarit i kanë mohuar akuzat dhe mbrojtja ka kërkuar pafajësi.

LeCanton27.ch do të ndjekë drejtpërdrejt zhvillimet nga Haga dhe do t’ju informojë për çdo zhvillim të ri gjatë shpalljes së aktgjykimit.

Akuzat përfshijnë gjashtë kategori krimesh kundër njerëzimit — përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë — si dhe katër kategori krimesh lufte, ndër to arrestim/ndalim i paligjshëm, trajtim mizor, torturë dhe vrasje.

Vendimi gjyqësor po jepet nga një panel gjyqtarësh të pavarur të cilët do ta japin verdiktin bazuar në ligj dhe duke shqyrtuar me kujdes të gjitha provat e paraqitura në gjyq në lidhje me përgjegjësinë individuale të të akuzuarit. (The trial judgment is being rendered by a Panel of independent judges who will render the verdict based on the law and careful consideration of the entire evidence adduced at trial concerning the individual responsibility of the accused.), ka dekalruar sot zn. Angela Griep, Kryetare e depratamenit për media dhe komunikimit Publik ne Dhumat e Specilaizuara te Kosovës

JU PERKUJTOMË SE:

Personat kryesorë në paraburgim që nga nëntori 2020 janë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Procesi gjyqësor ka filluar në vitin 2023.

Përveç aktakuzës kryesore për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, Hashim Thaçi (bashkë me Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi) përballen edhe me një aktakuzë të dytë. Aktakuza e dytë, në vitin 2023 u ngrit një aktakuzë tjetër kundër tyre për: Pengim të drejtësisë, ndikim mbi dëshmitarë dhe zbulimt të informacioneve konfidenciale.

Do perkujtura se Dhomat e Specializuara të Kosovës (e njohur si “Gjykata Speciale”) u krijua në vitin 2015. Më 3 gusht 2015 u themelu nga Kuvendi i Republikes se Kosovës duke votuar ndryshimet kushtetuese që lejuan krijimin e saj. Votimi kaloi me 82 vota pro (PDKLDK), 5 ishin kundër dhe 1 abstenim (nga 120 deputetë). Ata te VV e kishin votuar thelimin e gjykates sepciale në Hagë.  Pas kësaj u miratua edhe ligji për Dhomat e Specializuara me bekimin e Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Derniers articles