9.9 C
Berne
vendredi 9/10/2026

Vjedhje në Zvicër, mbi 80% e të dënuarve janë shtetas të huaj. Prijne hajdutet nga Rumania dhe Algjeria. Shqiparët nuk janë në listë

Benrë, 9 tetor -Statistikat e publikuara për vitin 2025 tregojnë se shumica dërrmuese e personave të dënuar për vjedhje në Zvicër janë shtetas të huaj. Rreth dy të tretat e tyre nuk i përkasin popullsisë me qëndrim të përhershëm në vend. Prijne hajdutet nga Rumania dhe Algjeria. Shqiparët nuk janë në listë, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch 

Sipas të dhënave të konsultuara nga transmetuesi publik zviceran SRF, gjatë vitit 2025 janë regjistruar 7.956 dënime për vjedhje. Kjo kategori përfshin vepra të ndryshme penale, nga vjedhja e biçikletave deri te sulmet ndaj bankomateve.

Mbi 80% e të dënuarve janë shtetas të huaj..Ne liste ka njerëz nga ballkani, por jo edhe shqiptarë 

Që nga viti 2024, statistikat zvicerane përfshijnë edhe të dhëna mbi shtetësinë e personave të dënuar për vepra të ndryshme penale. Për kategorinë e vjedhjeve, mbi 80% e të dënuarve në vitin 2025 ishin shtetas të huaj. Shtetasit e Algjerisë dhe Rumanisë përmenden ndër grupet më të përfaqësuara në këto statistika.

Duke komentuar shifrat për SRF-në, kriminologu Dirk Baier, nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Cyrihut (ZHAW), dallon dy grupe: personat që ndodhen në sistemin e azilit dhe ata që ai i cilëson si “turistë të krimit”.

Sipas Baierit, disa azilkërkues mund të gjenden në rrethana të vështira ekonomike dhe pa perspektiva të qarta, ndërsa grupi tjetër, sipas tij, përfshin persona që udhëtojnë drejt Zvicrës me synimin për të kryer vepra penale, duke shfrytëzuar mundësitë që u krijohen.

Masa kundër shkelësve të përsëritur

Përballë këtij fenomeni, autoritetet federale dhe kantonale kanë krijuar një task-forcë për trajtimin e rasteve të shtetasve të huaj që kryejnë vazhdimisht vepra penale. Nisma përfshin bashkëpunimin me Sekretariatin Shtetëror për Migracionin (SEM) dhe synon përdorimin e mjeteve ligjore në dispozicion, përfshirë, kur plotësohen kushtet ligjore, largimin nga Zvicra.

Nga ana tjetër, SEM thekson se vetëm një pakicë e vogël e refugjatëve përfshihet në veprimtari kriminale. Ndërkohë, Këshilli Federal po shqyrton shtrëngimin e procedurave të azilit.

 

Derniers articles