9 C
Berne
lundi 10/03/2025

Sot ne Gjenevë u varros me nderime te mëdha profesor Astrit Leka, veprimtar i shquar në Zvicer që vuri bustin e Skenderbeut para OKB-së

Gjenevë, 7 mars -Sot ne Gjenevë iu dha lamtumira e fundi Profesor Astrit Lekës, mqe rast u mbajt edhe nje akademi dedikur jetes dhe vepres se tij. I ndjeri ishte nje veprimtar i shquar dhe aptriot i madh kombëtar si deh shmbull i intgrimit te shipatreve ne terriotirn e konfedersates Helvetike. Ai u varros me ne dite e mesuesit, meqe ishte edhe mesues i merigmtareve shqipatreve ne Gjenevë, dhe ne Zvicer.

Ne ceromonine evarirmit pos familiarëve, të afërmve dhe miqve ne lamtumirëne fundit ne shenje rrespekti ishin edhe peronalaitev gjenvase si dhe amsador e përfaqësues nga ambasada Republikës së Shqipërisë, Ambasada dhe Konzulata e Kosovës. Për misonin kombetar dhe raportet e mira me autortet klantonale dhe zvcierane foli z.Ulei leunberger i cli ndeder tjera tha se shqptaret humbën nje njeri te madh i cili ishte ambasador i shqiptareve ne Zvicer, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Me 24 shkurt te ketij viti Astrit Leka ne moshën 100 vjecare (20 dhjetor 1924 – 24 shkurt 2025) ka nderruar jete ne spitalin e Gjenevës (HUG) ishte një veprimtar i njohur i ceshtjes kombëtare ne Zvicër. I ndjeri ka lënë pas dy vajza Brikena Leka dhe Dasara Limbert-Leka si dhe një mbese dhe një nip Elena dhe Eric, njofton gazeta zvcerane ne shqip LeCanton27.ch

Zvicra aktualisht ka mbi 300.000 shqiptarë. Profesor Astrit Leka, sivjet mbushi një shekull jetë dhe veprimtarie. Pra, Astrit Leka (i lindur në vitin 1024) është shqiptari më i moshuar në Zvicër, i cili sot ka bërë 100 vjet, kurse “Skënderbeu” i tij i ka bërë 27 vjet «azil» në Gjenevën ndërkombëtare, që i bënë krenar jo vetëm mërgimtarët të këtij kantoni, por edhe mijëra shqiptarë nga 26 kantone të tjera të Zvicrës, shkruan gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch.

Si shume intelektual edhe Astrit Leka nga Shqiperia kekroi azil politik ne Zvicer ne majin e vitit 1990. Ishte veteran i luftes se II-te botërore dhe patriot, shembull integrimi dhe model që s’e harroi Shqipërinë. Leka, i cli tere jetene tij i kushtoi kombit te tij shquptarë, ishte njeriu që vendosi bustin e Skënderbeut në Gjenevë: Të promovojmë vlerat e kombit tonë!

I ndjeri Astrit Leka gjatë këtyre 100 viteve ka bërë më shumë se 100 vepra të mira për kombin tonë, komunitetin shqiptar në Zvicër, por njëra më kulminante është vendosja e bustit të Skënderbeut më 1 nëntor 1997 në Parkun William-Pappard, buzë liqenit në Gjenevën ndërkombëtare, vetëm disa metra larg nga zyrat e OKB-së”.

Falë kontributit të profesorit Astrit Leka, shqiptarët e Zvicrës kanë bustin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Gjenevë. “Skënderbeu i tij në Gjenevë ka bërë 27 vjet që nga vendosja. I bën krenarë jo vetëm mërgimtarët e këtij Kantoni, por edhe mijëra shqiptarë nga 26 kantone të tjera të Zvicrës”, shkruan LeCanton27.ch

Astrit Leka, i cili jetoi prej gati 40 vitesh në Gjenevë në Zvicër, ishte kryetar i shoqatës «Solides » për zhvillimin e vendeve të lindjes, kryetar nderi i bashkimit të Intelektualëve shqiptarë në Zvicër dhe zv. kryetar i Konfederatës Evropiane të Veteranëve të Luftës. Në vitin 1939 del vullnetar kundër pushtimit fashist. Në ‘41-n braktis shkollën e mesme në Firence dhe kthehet në atdhe për të mbështetur luftën. Pas Çlirimit ka punuar si bashkëpunëtor i Institutit të Shkencave që nga 1947-1954 me vendim qeverie. Ka kryer studimet e larta në Fakultetet Gjuhë-Letërsi, Histori-Gjeografi dhe Fakultetin Ekonomik.

Këto 40 vitet e profesor Astrit Lekës në Gjenevë ai ka qenë ndër zërat e fortë në tubime, në konferenca ndërkombëtare apo forume botërore që është folur për Kosovën apo shqiptarët në tërësi si në Davos, Crans Montana, Bernë, Bruksel, Paris, Romë, Vjenë, New York, Pragë etj. Jo vetëm kaq, madje në çdo organizim, qoftë humanitar apo kombëtar, aty ku ka pasur protesta për Kosovën, për Shqipërinë, për Maqedoninë e Veriut apo dhe për Luginën e Preshevës, Astrit Leka ka qenë aty me plis ose flamurin kuqezi në dorë“, shkruan Le Canton27.ch

Astrit Leka ruajti marrëdhënie të ngushta me autoritetet zvicerane, veçanërisht në kantonin e Gjenevës, ku ai jetoi dhe veproi. Ai ishte një mbështetës i fuqishëm i integrimit të shqiptarëve në shoqërinë zvicerane, duke promovuar gjithmonë vlerat dhe kulturën shqiptare.

Ndër veprat e tij të shumta, kontributi për komunitetin shqiptar dhe vendosja e bustit të Skënderbeut në Gjenevë mbeten gurë të rëndësishëm të trashëgimisë së tij. Për më shumë se 27 vjet, ky monument ka shërbyer si një simbol i identitetit dhe krenarisë kombëtare për shqiptarët e Zvicrës dhe të diasporës. (Foto: Rexhep Rifati)

 

 

Derniers articles