Bernë, 13 maj -Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka dhënë detaje e reja për regjistrimin e popullsisë në Kosovë. Ndërkohë që procesi është duke vazhduar edhe këtë javë, i njëjti pritet të përfundojë më 17 maj. Deri sot janë regjistruar mbi 1 milion e 420 mijë qytetarë.. Sipas gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch vetëm nga vendet e BE-së deri tash jane regjistruar mbi 400 mijë kosovarë. Nga Zvicra jane regjistruar mbi 120 mije kosovare, kurse nga Gjermania mbi 200 mije.
Duke kuptuar vlerën e regjistrimit te popullsisë ne Republiken e Kosovës Pjesëmarrja (regjistrimi) në regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë është obligim për qytetarët që jetojnë brenda dhe jashtë vendit, autoritetet kosovare ne Zvicer dhe jashta vendit ftojne qytetaret tane të mos e neglizhojne kete procces, si obligim qytetarë ndaj shtetit!.
Keshtu një apel të tillë e ka dhënë sot përmes gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch edhe bashkeshortja e komandantit te UCK-së, heroit tonë kombëtar Agim Ramadani, znj. Shukrije Ramadani e cila fton diasporën shqiptare të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë, sipas së cilës, ky akt nuk është vetëm obligim, por edhe nder dhe mision kombëtar!
Sipas ketij mediumi zviceran serbet jo vetëm në Kosovë, por edhe në Zvicër dhe perendim po e bojkotojnë, nuk po regjistrohen qëllimisht, jo vetëm pse duan ta paraqesin Kosovën e vogël, por edhe ta akuzojne Qeverinë e Kosovës, se i « paska perzënë » shqiptaret, megjithse jemi deshmitarë se largimi nga Kosova ka filluar qe 20 vite!..Veq kesaj ka raste kur serbet në Zvicer dhe vendet tjera te BE-së kane refuzuar lejeqëndrimin e ktyre vendeve evropiane ku ne dokument e tyre të identifikmit ka shkruar Republika e Kosovës.