Shkolla Shqipe, ashtu sikur shkollat e vendit në Zvicër kanë përfunduar vitin shkollor, varësisht nga kantonet ku zhvillohet ky lloj mësimi dhe tashme jane ne pritje te fillimit te ri shollor 2021/22. « Në kuadër të “Shkollës Shqipe“ në Zvicër, kemi hapur 51 pika shkollore, ku organizohen orët mësimore në gjuhën amtare me mbi 800 nxënës, ndërkohë që janë në proces edhe 24 shkolla të reja.. » thote fillimisht dr.Vaxhid Sejdiu ne intervisten ekskluzive për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke uruar shtetit te Zvicrës 1 Gushtin-Ditene Pamavresisë, ne te cilin vend po rriten dhe shkollohen femijet tane edhe ne gjuhen shqipe!
Duke marrë shkas nga kjo, ne bisedojmë me njërin nga mësuesit më të përkushtuar në shërbim të gjuhës dhe shkollës shqipe, jo vetëm në Zvicër, por edhe më gjerë. Bashkëbiseduesi yne ehste Dr. Vaxhid Sejdiu, mësues disavejqare ne Zvicër i cili bart lart e më lart flamurin e “Shkollës Shqipe” në diapsore, jo vetëm në klasat ku punon (nga njëraklasë në tjetrën, nga e hëna deri të shtunën) por edhe në organizimin e “Shkollës Shqipe”, koordinator i së cilës është. « Gjuha e Nanës është detyrim moral dhe kombëtar per fëmijet tane ne diasporë!.. » ka shtuar z.Sejdiu.
Dr.Sejdiu: Viti shkollor 2020/21 ishte nje vit i suksesesshem: Kemi hapur 51 pika shkollore, ku mësimet në shqip i ndjekin mbi 800 nxënës, presim hapjen edhe te 24 shkolla të reja..
Dr.Vaxhid Sejdiu: Po, tani jemi në prag të përfundimit të vitit shkollor. Në disa kantone mësimet sapo kanë përfunduar. Ka mbetur vetëm Kantoni i Zyrihut, në të cilin mësimi në “Shkollën Shqipe“përfundon brenda pak ditësh. Mund të themi pa ndroje se nga puna dhe përkushtimi i prindërve dhe mësuesve, jemi shumë të kënaqur. Sukseset janë evidente dhe bashkërisht vazhdojmë rrugëtimin tonë në shërbim të nxënësve shqiptar në Zvicër ketu duke përfshjire edhe angazhimin dhe kontributin e insituconeve tona nga Tirana dhe Prishtina. Nga përfaqësues të larta të institucioneve të dyja vendeve tona, Diaspora u cilësua si aset, cila është gjithmonë e gatshëm për të kontribuar në fushën e arsimit, me përkushtimin dhe vullnetin e mësuesve shqiptarë. Gjithashtu në këtëtakim u vlerësua shpallja e një teksti fitues nga Komisioni i përbashkët Shqipëri-Kosovë për miratimin e teksteve mësimore për Diasporën i cili është i rëndësishëm jo vetëm për cilësinë e mësimdhënies por dhe një vlerë morale.
Dr.Vaxhid Sejdiu: “Shkolla Shqipe” në Zvicër, është krijuar me mbështetjen e Ambasadës së R. së Shqipërisë nëBernë e cila në vitin 2019 u zyrtarizua si sponsore e njohur e mësimit të gjuhës shqipe në Zvicër. Ajo ka pasur dhe vazhdon të ketë mbështetje si nga Ambasada e RSH ashtu edhe ajo e RK. Në veçanti vlen të theksohet projekti i Komisionit të përbashkët Shqipëri – Kosovë, për hartimin e përzgjedhjes së teksteve shkollore. Pastaj, krijimi i regjistrit të mësuesve në diasporë, ku mësuesit e “Shkollës Shqipe” që kanë aplikuar për tu regjistruar në regjistrin kombëtar të mësuesve janë pranuar dhe pritet të pajisen me certifikata. Aplikimi do të vazhdoj edhe sivjet dhe afati është u hapur deri ne shtator. Po ashtu edhe nxënësit që përfundojnë mësimin e gjuhës shqipe në Zvicër do të pajisen me certifikata të njohura nga të dyja shtetet Shqipërisë dhe Kosovës. E gjithë kjo procedurë bëhet nëpërmjet Ambasadës sëRSH-së në Bernë, me shkresa zyrtare, e cila gjithmonë është dhe mbetet e gatshme për te çuar përpara këtë projekt. Të mos harrojmë dhe pajisjenme tekstet shkollore dedikuar diasporës, tëprodhuara nga Qendra e Botimeve për Diasporën, dhe tësiguruara e të shpërndara që nga viti i kaluar nga Ambasada shqiptare.
Dr.Vaxhid Sejdiu: E para, si mësues shumëvjeçar me fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë, si mësues me një përvojë të gjatë në fushën e këtij lloj mësimi, apeloj te të gjithë prindërit që fëmijët e tyre t`i regjistrojnë me kohë në shkollën shqipe, dhe jo me vonesë sepse ata të cilët vinë me vonesë nuk ndihen mirë, nuk janë të barabartë me ata të cilët e mësojnë gjuhën amtare me rregull. Edhe më keq e kanë ata të cilët nuk marrin pjesë asnjëherë në orët mësimore të gjuhës shqipe, sepse do të kenë vështirësi në të ardhmen e tyre.
E dyta, rëndësia e gjuhës amtare është shumë më e madhe se sa mendohet nga një numër i konsiderueshëm i prindërve. Pa gjuhën amtare, ata nuk mund të mësojnë në mënyrë profesionale gjuhën e vendit ku jetojnë. Një gjë të tillë e thonë edhe ekspertët zviceranë. Një gjë të tillë e preferojnë edhe mësuesit dhe drejtoritë e shkollave zvicerane. Nëpërmjet gjuhës shqipe ata mund ta mësojnë më mirë gjuhën e vendit dhe mund të arrijnë një integrim më të lartë në shoqërinë zvicerane, e cila është multigjuhësore e multikulturale dhe që i nxit pikërishtkëto vlera e shumë të tjera.
E treta; prindërit e kanë për detyrë, që fëmijëve të tyre, t`ua mësojnë gjuhën amtare. Pra është detyrim moral edhe kombëtar jo vetëm i njërit, por i të gjithëveqë ta ruajmë gjuhën amtare.