11.3 C
Berne
vendredi 18/09/2026

Lutfiu: Sikur t’mos e kisha emrin Qani, helikopteri im «Made in Presheva» sot do të fluturonte drejt OKB-së në Gjenevë, tek gazetari ynë!

Historia e shqiptarit nga Gareja që ndërtoi helikopterin e tij – dhe gazetarit që deshi ta sillte shpikjen e tij në Panairin Ndërkombëtar të Inovacionit në Gjenevë. Ka njerëz që ëndërrojnë të fluturojnë. Ka edhe të tillë që vendosin ta ndërtojnë vetë mjetin që do t’i çojë në qiell. Qani Lutfiu nga Gareja e Karadakut të Preshevës është njëri prej tyre.

Qani Lutfiu është një shqiptar nga Presheva i cili ka ndërtuar me duart e tij një helikopter funksional, duke u bërë një nga njerëzit e parë në ballkan që realizon një projekt të tillë vetëm

Helikopteri i Qani Lutfiut « Made in Presheva » pushtoi mediat shqiptare ne ballkan e pastaj edhe ato te huaja, evropiane! 

Për këtë shpikje dhe inovacion, Qani Lutfiu është vlerësuar me çmime dhe ka marrë vëmendje të gjerë në media.

Para më shumë se një dekade, emri i tij filloi të bëhej i njohur për një projekt të pazakontë: një helikopter njëvendësh, të cilin ky mjeshtër autodidakt po përpiqej ta ndërtonte me duart e veta.

« Historia e helikopterit tim e tërhoqi menjëherë gazetarin tone te njohur nderkombetar Nefail Maliqin me orgjine po ashtu nga Preshvea i cili jeton ne Zvcër dhe vepron qe 30 vite ne Kombet e Bashkuara ne Gjenevë… » ka thëne z.Qani Lutfiu për gazeten zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Gazatari Maliqi atebote me je shikim menjehre arriti ta identifkoj aftesine dhe talentie tij si shpikës djlain nga Preshvea i cli ishte automakanik.  Qaniu jo vetëm një njeri, por ishte dicka me shume se një mekanikë te maikanve qe ecin për tokë, por ai po ndetonte edhe  ndërtonte edhe gjera qe fluturojne, helikopter. Kjo veper e tij e e vlersoi lart gazetari shqiptare nga Gjeneva, një histori njerëzore që meritonte të dilte përtej kufijve të Preshevës.

Në atë kohë gazetari  Nefali ishte gazeatri  i pare qe mu aforua dhe më promovoi këtë histori në media. Kishte edhe gezetare tjere, por nuk kishin nodhsta guximin te skruianinpër shka se ishte je hspikje e madhe ne nje vend qe aktulaisht jemi ne Serbi, dhe pak do ishte problem për ate kohe qe gjendja ishte shume e acarume, dmth para lufte. »

« Më dukej e padrejtë që një njeri që po eksperimentonte me një projekt kaq të veçantë të mbetej i izoluar, i njohur vetëm në rrethin e tij… » kishte deklaruar për mediat shqiptare gazetari Nfail Maliqi.

Kështu, historia e Qaniut u bë pjesë e raportimeve të mia dhe më pas u përhap edhe në media të tjera shqiptare. Por unë nuk desha që gjithçka të përfundonte vetëm me një artikull, por te shkoje edhe me alrg, jashta kufijve te Preshves, jashta Serbise, jasha  ballkanit dikund ku vlerësohet puna, si ne Evrope pikërisht ne zemer te saj, ne Zvicren demokratike dhe tolerante.

Një ëndërr tjetër: Si ta sjellim Qaniun në Gjenevën nderkombëtare

Në atë periudhë pata edhe një ide tjetër. Pse të mos e sjellim Qaniun dhe helikopterin e tij në Gjenevë? Në qytetin ku çdo vit mblidhen njerëz nga vende të ndryshme të botës për inovacion, teknologji dhe shpikje, mendova se historia e një shqiptari autodidakt nga Karadaku do të ishte një prezantim jashtëzakonisht interesant.

Prandaj u përpoqa ta sjell projektin e Qani Lutfiut në Palexpo të Gjenevës, në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Shpikjeve të Gjenevës (International Exhibition of Inventions Geneva).

Ideja ishte e thjeshtë, por domethënëse: Nga një puntori (garazhsit) të Preshevës – në një sallë ndërkombëtare në Gjenevë. Nga një fshat i Karadakut – përpara shpikësve, ekspertëve dhe vizitorëve nga e gjithë bota ata edhe helikopteri i shqiptarit “Made in Presheva” në Gjenevë me gazetarin po ashtu nga Presheva ne OKB te Gjenevës, a ka ma mire?

Do të ishte një pamje simbolike.

Një helikopter i ndërtuar nga një shqiptar i Preshevës, në një nga skenat ndërkombëtare ku ekspozohen ide dhe shpikje nga vende të ndryshme të botës.

Për mua, kjo nuk ishte vetëm çështje teknologjie. Ishte edhe një mënyrë për të treguar se talenti shqiptar nuk gjendet vetëm në laboratorët e mëdhenj të Evropës.

Një histori që më kujtohet edhe sot

Qani Lutfiu, flet gazetari nga Gjeneva « mbeti për mua një prej atyre personazheve që gazetaria të sjell përpara dhe që nuk i harron lehtë. Sepse gazetaria, në fund të fundit, nuk është vetëm të raportosh atë që ndodh. Është edhe të zbulosh njerëz, t’u japësh zë ideve të tyre dhe, kur është e mundur, t’u hapësh një derë drejt një audience më të madhe. »

« Unë u përpoqa që dera e Qaniut të hapej deri në Gjenevë. Ndoshta helikopteri i tij nuk arriti të ngrihej nga pista e Palexpos. Por historia e tij bëri një udhëtim tjetër. Nga Gareja e Karadakut, në mediat shqiptare dhe deri te Gjeneva. Dhe ndonjëherë, edhe kjo është një mënyrë për të fluturuar.. » ka shtuar z.Maliqi.

Por rrugëtimi i këtij projekti nuk ishte i lehtë. Sipas rrëfimit të Qani Lutfiut, ai hasi pengesa nga autoritetet serbe për ta nxjerrë helikopterin nga Serbia dhe për ta çuar në Gjenevë.

Në sfondin e kësaj historie qëndronte edhe një problem më i madh: fakti se shpikësi ishte shqiptar nga Presheva. Për të, këto pengesa nuk ishin thjesht burokratike, por një tjetër shembull i vështirësive me të cilat, sipas tij, përballeshin shqiptarët e Luginës së Preshevës.

« Disa me kane then se dhet ta ndyrsosh emrin « Made in Presheva » nese deshiron ta nxjerrësh jashta Serbise..Une nu kam parnuar asei edhe nse helikoperi im nu e shf kurre Zvcren!.. » ka pohuar z.Qani Lutfiu.

Unë nuk u mjaftova vetëm duke shkruar për Qaniun. Si gazetar, u përpoqa që këtë projekt ta sillja edhe në Gjenevë, në Palexpo, në Ekspozitën Ndërkombëtare të Shpikjeve, në mënyrë që një shpikje e lindur në një punëtori të vogël në Karadak të prezantohej para botës.

Ne fund bashkebiseduesi yne për agzeten zvcerane ne sqhip LeCanton27.ch tha se « Sikur të mos quhesha Qani, helikopteri im «Made in Presheva» sot do të fluturonte drejt OKB-së në Gjenevë, tek gazetari ynë i njohur Nefail Maliqi.

Per fund Qani Lutifiu duke qeshur th se « shpresat ense nuk i kam humbur, mund t ebeje nje sakrificë,  ndoshta do e nderroj emrin per nje jave, sa per ta ekszpuar taltnint me, helikopterin tim ne Panairit Ndërkombëtar të Shpikjeve të Gjenevës (International Exhibition of Inventions Geneva).

Detajet e Projekti

Koha e ndërtimit: Rreth 4 vite e gjysmë punë intensive pas një periudhe pesëvjeçare planifikimi.

Kapaciteti: Helikopteri është ndërtuar për një person (pilot), por ka karakteristika për të mbajtur edhe pesha më të rënda.

Përbërja dhe Materiali: Pjesa më e madhe e helikopterit është punë dore dhe e improvizuar nga vetë ai, duke përdorur çelik elastik për strukturën.

Motori: Motori është marrë nga Prizreni (Kosovë), me një fuqi prej 1250 kubikë.

Pesha: Helikopteri peshon rreth 379 kilogramë dhe punon me benzinë.

Përmasat: Diametri i helikopterit me helikat (pjesa e rotorit) është rreth 4.30 metra.

Derniers articles