Bürgenstock, 14 qershor -Në kuadërr te samitit boteror per paqe ne Ukraine ne Bürgenstock organizuar nga qeveria helevetike, presidentja e Konfederates zvicerane znj. Viola Amherd, para takimit me presidenten e Kosovës, ajo ka takuar gazetarin e njohur shqiptar Nefail Maliqin i cili jeton dhe vepron qe prej shume vitesh ne Gjenevë, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Cantonb27.ch
Presidentja zvicerane Viola Amherd ka takuar gazetarin shqiptar. Ja cfare i tha për Kosovën dhe shqiptarët
Lidhur me samitin e Bürgenstock për Ukrainen, presidentja zvcierane znj. Amherd ka thënë se “Iniciativa e Zvicrës është konsideruar mirë. Konferenc a e paqes në Ukrainë dëshmon për interesin global, edhe nëse Rusia dhe aleatët e saj mungojnë kryesisht në takim. »
Redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka pasur rastin ta takoj presidenten e Konfederates Helevetike znj. Viola Amherd. Ajo ne bisede me gazetarin tone nga Gjeneva marrëdhëniet me Shqipërine e Kosovën i ka cilesuar shume te mira.
Presidentja Amherd duke folur per takimin e fundit me kryeministrin e Kosove Albin Kurtin gjate vizites se saj te fundit ne Prishtinë nder tjera ka thenë se «Kosova eshte ne rrude te mbare te proceseve demokratike dhe te zhvillimit. Misioni i trupave te Swisscoy-it ne rajon po ashtu bënë një punë të mirë duke i kontribouar paqes dhe stabilitetit ne rajon.»
Po ashtu presidentja zvicerane ne bisede me gazetarin shqiptare, ka pasur fjale te mira per diasporen shqiptare ne Zvicer, sipas se cilës «komuniteti shqiptar në Zvicer jane pjese e rendesishme per shoqerinë tone si dhe shembull integrimi dhe suksesi ne vendin tonë »