4.1 C
Berne
lundi 17/11/2025

Presidentja e Zvicrës Sutter: Berna mbeshtet dialogun Kosove-Serbi, sepse siguria në Ballkan, nënkupton sigurinë edhe në Zvicër!

Bernë, 4 nentor -Dje ne Bernë të Zvicres u mbajt dreka presidenciale organizuar nga Associacioni i gazetereve nderkombëtar (APES) qe tubon kryesisht gazetarë te OKB-së ku muarën pjesë mbi 30 përfaqesues te mediave dhe rreth personalitete zvicerane, përfshire ketu autorititetet nga gjitha departamentet e Konfederetes Helvetike si dhe ambasadore te disa vendeve boterore, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Jean Musy falenderon przeencen e e prsidnete sse konfderates Hlevtike për drekën e punes me gazetare dhe mysafire tjere te ftuar 

Para drekes me mysafirët e ftuar, presidentja e Zvicres mbajti nje kenference shtypi me përfaqesuesit e mediave botërore.  Presidenti i APES z.Jean Musy pasi e falenderoi znj.Sutter për prezencen e saj ne dreken e perbashket me gazetaret boterorë, ai i dha fjalën peresidentes se Konfederates Helvetike e cila fillimisht i dha nje retrospektive sitatës politike dhe ekonomike ne vend si dhe maredhënieve te shtetit zviceran me SHBA-të, me vendet anetare te BE-se e cila permendi edhe Kosovën.

Pas fjalimit të presidentes zvicerane pasuan pyetjet e gazetareve. Fillimisht znj.Sutter u pyet nga gazetari shqiptar, redaktori i gazetes zvicerane ne shqip LeCanton27.ch rreth marëdhenieve te Zvicres me Kosovën si dhe imazhin e shqiptareve ne Zvicër.

Lidhur me ket pyetje znj.Sutter tha se « marëdhëniet mes Zvicres dhe Kosovës jane shume te mira, siq u deshmua edhe gjate pritjes dite me pare qe i bëme presidentes se Kosoves znj.Osmani ne Berne. Keto raporte dite e sa vie po intensifikohen me ngazhimin permanent te  Zvicres ne Kosovë përmes nje ser formash dhe kontributesh si dhe ne aspektin ushtarak me forcat tona te Swisscoy-it, si pjesë e KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ne rajon. »

Sa i përket imazhit te shqiptareve ne Zvicer presidentja Sutter në vazhdim shtoi se « diaspora shqiptare, ne kete rast komuniteti kosovar¨r ne vendin tonë jane shembull integrimi dhe suksesi qe po deshmohet jo vetëm ne futboll por edhe ne sfare tjera të zhvillimit ne vendit tone, njëkohesisht edhe ne vendlindje e tyre ne avancimin e preceseve dhe ndërtimit… ».

Në pyetjen vijuese lidhur me  dialogun ne Bruksel mes Kosoves dhe Serbisë ajo u tregua shume e qarte se ky proces duhet vazhduar partjeter për hire te paqes dhe stabilitetit ne rajon.

« Berna mbeshtet dialogun Kosove-Serbi, sepse siguria në Ballkan, nënkupton sigurinë edhe në Zvicër!.. » shtoi ne fund znj.Sutter.

Edhe pas konferences se shtypit me presidenten Sutter vazhduam biseden për rolin e Zvicres dhe Kosoven si dhe diasporen shqiptare.

Do vequar se kete dreke pune me presidenten e Zvicrës znj.Karin Keller-Sutter moren pjesë për herë te pare edhe 12 shqiptare nga ballkani. Ishin keta elita e biznesmenëve dhe gazetareve shqiptar që veprojne ne Zvicer të njohur si afarist te suksesshem shembull integrimi ne kete vend. Ata ne këte dreke presidenciale prezentuan ne mënyre te denje shqiptaret nga ballkani si mërgimatre te suksesshëm dhe putorë te vyeshëm, të cilët  presidentja  zvicerane i quajti si ambasador te kombit.

Me pyetje tjera drejtuar presidentes zvicerane vazhduan edhe gazetaret tjere boterorë, ku dominuan pyetjet rreth marënive te Zvicres me SHBA-të pas venies se taksave, pastaj për krizat dhe luftimet ne Lindjen e Mesme, ne Pelestine, ne Ukraine, raportet me Kine dhe te tjera..

Derniers articles